Rusia akuzoi SHBA-në për sulmin ajror në Idlib të Sirisë
Rusia tha se sulmi u ndërmor të shtunën pa njoftuar paraprakisht Rusinë ose Turqinë
Voa
01/09/2019 - 17:53
Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka rrezikuar armëpushimin në provincën siriane të Idlibit duke kryer atje një sulm ajror.
Rusia tha se sulmi u ndërmor të shtunën pa njoftuar paraprakisht Rusinë ose Turqinë, të cilat kanë trupa në Idlib.
Komanda Qendrore amerikane tha të shtunën se "Forcat e SHBA-së ndërmorën një goditje ajrore kundër udhëheqjes së al-Kaidës në Siri në një objekt në veri të Idlibit".
Në deklaratë thuhej se operacioni "kishte në shënjestër udhëheqësit e al-Kaidës në Siri, përgjegjës për sulmet që kërcënojnë shtetasit amerikanë, ... partnerët dhe civilët e pafajshëm."
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë se sulmi "dëmtoi armëpushimin në zonën e çtensionimit në Idlib".
Ministria tha se sulmi shkaktoi "humbje dhe shkatërrime të mëdha".
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se nga goditjet ajrore u vranë të paktën 40 militantë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 3 reads



