Rusia paralajmëron mediat britanike
Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi të premten mediat britanike që veprojnë në Rusi se duhet të përgatiten të përballen me pasoja
Voa
26/07/2019 - 20:19
Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi të premten mediat britanike që veprojnë në Rusi se duhet të përgatiten të përballen me pasoja pas vendimit të entit rregullator britanik për mediat (Ofcom-i), për të gjobitur kanalin televiziv RT, që financohet nga qeveria ruse.
Reagimi i Moskës erdhi pasi Ofcom-i, gjobiti të premten televizionin RT me rreth 248,000 dollarë për shkelje të rregullave mbi paanshmërinë në transmetim, lidhur me mbulimin e ngjarjes së helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal, politikat ndaj Ukrainës dhe konfliktin në Siri.
Në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse thuhej gjithashtu se Moska i konsideron veprimet e Ofcom-it si "pjesë të një fushate anti-ruse me qëllimin për të kufizuar aktivitetet e mediave ruse në Britani".
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 8 reads



