...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Senati amerikan miratoi pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Deri tash 25 nga 29 vendet anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar atë.

Voa

23/10/2019 - 15:47

Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota per dhe dy kundër protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.

Procesi po vazhdon në kryeqytetet e vendeve anëtare që duhet të ratifikojnë protokollin sipas procedurave të tyre. Deri tash 25 nga 29 vendet anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar atë.

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj me Greqinë për emrin, pas një ngecjeje 27 vjeçare.

Anëtarësimi i saj është një goditje për Rusinë e cila kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Javën që lamë pas, Maqedonia e Veriut humbi mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pas kësaj, Shkupi vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA