...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Stambolli i 16 milionë banorëve ka qelbur detin me fekale; Erdogani zotohet ta pastrojë

Ndryshimet klimatike dhe ndotja kanë kontribuar në shtimin e mikroorganizmave që pëlqejnë mjedisin e ndotur nga ujërat e zeza që derdhen në det

Voa

07/06/2021 - 09:20

Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukozën detare” që po kërcënon Detin Marmara. Ai foli për një plan për menaxhimin e emergjencës që do të garantojë të ardhmen.

Një shtresë e trashë materieje organike, e njohur si mukoza detare, është përhapur në ujërat në jug të Stambollit, duke kërcënuar jetën nënujore dhe industrinë e peshkimit.

Gjire, brigje dhe masa të tëra ujore më në thellësi janë mbuluar nga shtresa në ngjyrë gri, një pjesë e së cilës zhytet nën ujë nga dallgët, duke shkatërruar gjallesat në tabanin e detit.

“Shpresojmë që së bashku të mbrojmë Detin Marmara përmes kornizës së planit për emergjenca,” tha ministri Murat Kurum, në komentet që bëri nga një anije kërkimore që mblidhte kampionë nga substanca.

“Do të marrim masa dhe brenda tre vjetësh do të realizojmë projekte që do të shpëtojnë jo thjesht të tashmen, por edhe të ardhmen,” tha ai.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike dhe ndotja kanë kontribuar në shtimin e mikroorganizmave që pëlqejnë mjedisin e ndotur nga ujërat e zeza që derdhen në det.

Presidenti Taip Erdogan fajësoi për përhapjen e masës ujërat e papërpunuara që derdhen nga qytetet kryesore, përfshirë Stambollin, ku jetojnë 16 milionë vetë. Ai u zotua të “pastojmë detet nga kjo mortajë mukoze”.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA