...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi pezullon statusin ‘preferencial’ për Indinë dhe Turqinë

Trampi shkaktoi një tjetër tension në marrëdhëniet ndërkombëtare pas njoftimit se India dhe Turqia nuk do të gëzojnë më status preferencial—qasje pa tarifa në tregun amerikan

Voa-SHJ

06/03/2019 - 14:48

Administrata Trump tha se do t'ia heqë statusin e vendit të preferuar në tregti Indisë, duke e akuzuar Nju Delhin për praktika të padrejta tregtare.

Presidenti e informoi Kongresin se do ta heqë Indinë nga Programi i Vendeve të Preferuara që u lejon vendeve anëtare të sjellin pa doganë në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerën deri në 5,6 miliardë dollarëve. Zoti Trump tha se po e merrte këtë vendim, ngaqë New Delhi "nuk i kishte siguruar Shtetet e Bashkuara se do t'i bënte lëshime të arsyeshme në sektorë të ndryshëm të tregut indian."

Ky vendim i Presidentit hyn në fuqi pas 60 ditësh. India ka qenë përfituesja kryesore e programit për vende të preferuara në tregti, duke filluar nga viti 1970. Zyrtarët indianë thanë thanë se nuk kanë ndërmend të vendosin tarifa si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit.

Administrata Trump tha gjithashtu se do t'ia heqë edhe Turqisë statusin e vendeve të preferuara, me argumentin se ky vend ka patur përfitime të konsiderueshme nga ky program që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe pakësimin e varfërisë. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA