...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Uashingtoni: “Topi është në fushën e rusëve” për të ardhmen e traktatit të armëve ofensive

Uashingtoni ka kërkuar vënien në zbatim të një sistemi më të fortë verifikimi

Voa

19/08/2020 - 08:27

Një përfaqësues amerikan për armët tha të martën se Uashingtoni pret tani përgjigjen ruse ndaj kushteve amerikane për të zgjatur paktin e rëndësishëm Traktati Strategjik për Pakësimin e Armëve (START).

“Rusia e kupton qëndrimin tonë dhe presim të shohim nëse Moska do të tregojë vullnetin politik për ta kryer këtë marrëveshje,” tha i Dërguari Special për Kontrollin e Armëve, Marshall Billingslea. “Topi është në fushën e rusëve,” tha ai.

Zyrtari amerikan i bëri komentet në një telefonatë me gazetarët pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë me Zv/Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Riabkov.

Traktati, i cili skadon në shkurt, vendos kufizime mbi dislokimin e armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga shtimi i arsenalit rus me armë bërthamore me rreze të shkurtër veprimi që nuk mbulohen nga traktati i vitit 2010. Uashingtoni ka kërkuar vënien në zbatim të një sistemi më të fortë verifikimi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që edhe Kina të përfshihet në paktin e ri që do të zëvendësojë traktatin ekzistues, por zoti Billingslea foli me tone më të buta, duke thënë se korniza kontrolluese do të krijohet në mënyrë të tillë që “lejon përfshirjen e Kinës në kohën e duhur”.

Uashingtoni u tërhoq nga Traktati i vitit 1987 për Armët Bërthamore pasi argumentoi se Rusia kishte dislokuar raketë kruz në kundërshtim me marrëveshjen. Rusia tha se bazuar në rrezen e veprimit, raketa nuk mbulohej nga traktati në fjalë.

Shtetet e Bashkuar po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re që përfshin të gjitha mbushjet bërthamore. Rusia thotë se nuk do parakushte.

"Rusia do zgjatjen e traktatit Start, por jo me çdo çmim,” tha zoti Riabkov përmes ambasadorit të tij në zyrën e OBK-së në Vjenë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA