...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zgjatet me gjashtë ditë afati i armёpushimit nё Siri

Turqia dhe Rusia duan t'u japin edhe 150 orё kohё kurdёve pёr t'u tёrhequr nga zona e sigurisё qё ka planifikuar Ankaraja

DW

23/10/2019 - 16:17

Turqia dhe Rusia duan t'u japin edhe 150 orё kohё kurdёve pёr t'u tёrhequr nga zona e sigurisё qё ka planifikuar Ankaraja. Do tё garantohet qё luftёtarёt me armёt e tyre tё tёrhiqen 30 km nga kufiri turko-sirian, deklaroi minitri i Jashtёm rus Sergej Lavrorv, pas njё takimi nё Soҁi mes presidentit Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdoganit.

Po ashtu Rusia dhe Turqia duan tё fillojnё patrullimet e pёrbashkёta nё zonёn e sigurisё pasi tё ҁarmatosen milicёt kurdё YPG. Turqia nisi njё ofensivё kundёr milicёve YPG nё territorin sirian. Afati i armёpushimit deri tani tani nё fuqi prej pesё ditёsh pёrfundoi tё martёn nё mbrёmje (22.10).

Erdogani e vlerёsoi si historik rezultatin e takimit me Putinin.

''Sot me z. Putin kemi nёnshkruar marrёveshjen pёr luftёn kundёr terrorizmit, garantimin e integritetit tё Sirisё dhe unitetin politik si dhe kthimin e refugjatёve", theksoi kreu i shtetit nё njё konferencё tё pёrbashkёt shtypi me homologun e tij rus.

Sipas tё dhёnave tё SHBA-sё luftёtarёt kurd nё Siri duhet tё jenё tёrhequr nga zona e sigurisё e planifikuar prej Ankarasё. Kryekomandanti i milicёve YPG ka informuar zёvendёspresidentin e SHBA-sё Mike Pence pёrmes njё letre, se njёsitё e tij janё tёrhequr nga territori nё kufirn me Turqinё, vuri nё dukje njё punonjёs qeveritar nё Uashington.

Rusia mbёshtet nё konfliktin e Sirisё kreun Bashar al-Assad, por gjithashtu mban si ndёrmjetёsuese kontakte tё ngushta edhe me Turqinё. Gjatё ofensivёs turke si Moska edhe Ankaraja patёn deklaruar se mbajnё lidhje jo vetёm nё nivel presidentёsh por edhe mes ministrave tё mbrojtjes dhe atyre tё jashtёm tё tё dy vendeve.

Kremlini do tё shqyrtojё propozimin e Kramp-Karrenbauer

Erdogani para bisedimeve shprehu shpresёn se mund tё ketё pёrparime.

''Unё besoj, qё takimi ynё ‚burimi ofensiv i paqes do tё sjellё shanse serioze", tha ai. Assad-i mё parё e pati akuzuar Erdoganin pёr vjedhje. Pas takimit kreu i Sirisё ka biseduar me Putinin nё telefon dhe i ka shprehur atij mbёshtetjen e plotё pёr marrёveshjen e arritur me Erdoganin, komunikoi zyra presidenciale nё Moskё.

Kremlini para takimit pati njoftuar se do tё shqyrtohet edhe propozimi i ministres gjermane tё Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer pёr njё zonё sigurie tё kontrolluar ndёrkombёtarisht nё zonёn kufitare mes Sirisё dhe Turqisё. Kjo ёshtё njё nismё e re, njё pozicion lidhur me kёtё ende nuk ka, tha zёdhёnёsi i Kremlinit Dmitri Peskov.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA