Zjarret në Australi djegin një sipërfaqe pyjesh gati dy herë sa Shqipëria me rreth 500 milionë kafshë
Zjarret kanë djegur mbi pesë milion hektarë tokë dhe gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të zjarreve në muajin shtatordhe që janë më të këqijat të regjistruara ndonjëherë në Australi
SHJ
03/01/2020 - 13:45
Autoritetet në jug të Australisë kanë krijuar një zonë evakuimi për të lejuar turistët të shpëtojnë nga zjarret e rrezikshme që kanë shkatërruar miliona hektarë tokë që nga tetori.
Zona prej 250 kilometra "për largimin e turistëve" përgjatë bregdetit jugor të shtetit New South Wales u krijua të enjten përpara përkeqësimit të kushteve të motit të shtunën. Parashikuesit presin që temperaturat të rriten mbi 40 gradë Celsius, të cilat mund të shtojnë mbi 200 zjarret që digjen tashmë në New South Wales dhe shtetin fqinj Victoria.
Kryeministri i New South Wales Gladys Berejiklian ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme shtatë-ditore e cila hyn në fuqi të premten, duke u dhënë zyrtarëve më shumë fuqi për të imponuar evakuime të detyrueshme.
Zjarret kanë djegur mbi pesë milion hektarë tokë dhe janë më të këqijat të regjistruara ndonjëherë në Australi. Të paktën 17 njerëz janë vrarë që prej fillimit të zjarreve, përfshirë tetë vdekje të raportuara këtë javë, me 17 të tjerë të zhdukur [dhe miliona kafshë të djegura të gjalla]. Më shumë se 1.300 shtëpi janë shkatërruar, përfshirë gati 400 ditët e fundit.
Kryeministri Scott Morrison, i cili ka marrë kritika në rritje për reagimin e qeverisë ndaj katastrofës, tha të enjten se kriza ka të ngjarë të zgjasë për "shumë e shumë muaj" derisa rajoni të ketë rreshje të mjaftueshme. Voa
Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona. Raportet në media tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë. Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje sipas tyre, shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq. Pamje te tmerrshme mbërrijnë nga zjarret apokaliptike, ndërsa në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.
Përllogaritjet bazohen në një raport të vitit 2007 nga Fondin Botëror i Jetës së Egër, i cili dilte në përfundimin se pastrimi i rreth 600 mijë hektarëve pyje do të rezultonte me vdekjen e 104 milion vertebrorëve autoktonë përmes humbjes së ushqimit dhe strehimit. Profesori Christopher Dickman nga Universiteti i Sidneit doli me vlerësimin aktual nisur nga fakti që zjarret, kanë djegur 3 milionë hektarë tokë.
Jo të gjitha kafshët sipas tij mund të vrarë direkt nga flakët, disa do të fluturonin, të tjerë do të fshiheshin nën tokë apo do të gjenin strehim nën shkëmbinj. Por numri i atyre që janë prekur direkt nga zjarret është gjigant, dhe mungesa e ushqimit e sulmet e grabitqarëve, sipas profesorit, do të ndikojnë padyshim në reduktimin e frikshëm të kafshëve në rajonet e prekura. Top Channel
*Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 38 reads



