Zyrtare: qeveritë perëndimore gatiten të spërkasin stratosferën për të ftohur planetin
Përpjekja është një alarm botëror dhe duhet ndaluar bashkë me energjitë fosile
Ylli Përmeti
24/11/2025 - 10:10
Prej vitesh jetojmë me pretendimin se qiejt spërkaten nga qeveri gjoja “të përgjegjshme”, sidomos nga qeveritë amerikane, për të ulur temperaturën e planetit, e cila ngrihet për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktohen nga qeveritë, sidomos nga qeveritë e 30 e ca viteve të fundit, ato që quajmë “neoliberale”, të cilat lejojnë përdorimin e teknologjive me energji fosile ndërsa gjoja përpiqen t`i kufizojnë ato vitet e fundit. Spërkatjet në fjalë vendosen në dyshim duke përdorur arsyetimin se gjurmët që lënë avionët ose disa prej tyre në ajër janë “avuj uji dhe kristale akulli” ndërsa disa këmbngulin se janë spërkatje për qëllimin e sapo përmendur pa marrë parasysh pasojat e dëmshme. Megjithatë, nuk kemi parë deri tani prova bindëse për pretendimin përkatës.
Mirëpo, tani është thuajse zyrtare, sipas një raporti të gazetës “Politico”: se qeveritë në SHBA dhe Evropë po shtyhen nga një ndërmarrje (Sartdust), e cila ka gjetur mbështetje nga disa milionerë dhe disa universitete perëndimorë, të miratojnë një qasje të re për uljen e temperaturës së planetit tonë, bashkë me qeveritë e tjera, ndoshta në OKB, meqënse qeveritë kanë “dështuar” (shumica e tyre, në të vërtetë, s`janë përpjekur fare!) të ndalojnë përdorimin e teknologjisë me energji fosile: tani duan të përdorin sulfur ose një përzierje me bazë sulfurin, sepse ndërmarrja përkatëse nuk e zbulon “formulën” e saj.
Qasja niset nga shpërthimi` një vullkani (që quhet Laki) rreth tre shekuj më parë (1783) në Island, i cili, thuhet, çliroi 122 milion ton metric sulfur në ajër, një përqindje e madhe e të cilit shkoi në shtresat e larta të atmosferës (mes 4-12 miljeve) dhe mbuloi gjithë Islandën, ku një në pesë njerëz vdiqën.
Por ato grimca nuk qendruan vetëm mbi Islandë—por udhëtuan rreth planetit dhe shkaktuan dëme të jashtëzakonshme: Kina dhe Egjipi u përfshin në thatësira dhe më pas uri ndërsa Amerika veriore dhe Evropa por dhe Meksika u pushtuan nga një dimër i ashpër. Shkencëtarët i kanë studiuar grimcat e sulfurit dhe besojnë se ato mund të kenë një ndikim ftohjeje mbi planetin tonë nëse spërkatet “mjaftueshëm” në stratosferë (rreth 11 milje lartësi).
Sipas planit të ndërmarrjes spërkatjet mund të fillojnë në vitin 2027 dhe të vazhdojnë deri në vitin 2035. Por përballet me dy pengesa: njëra që u përmend më herët—se nevojitet miratim nga qeveritë ose disa prej tyre— dhe tjetra se s`ka avion që ngjiten aq lartë. Megjithatë, ata shpresojnë se do t`i tejkalojnë ato pengesa meqënse kanë gjetur mbështetje dhe besojnë se Trampi mund të ndihmojë në qëllimin e tyre.
Por edhe nëse qeveritë nuk e miratojnë, qarkullon frika se qasja përkatëse mund të përdoret nga pasanikët ose nga ata që duan të përligjin industrinë me bazë energjinë fosile (Arabia Saudite për shembull po bën ç`është e mundur që të zgjasë sa më shumë përdorimin e naftës).
Një frikë tjetër, të cilën e përmendi gazetari amerikan Karlson javën e kaluar në një bisedë me një studiues amerikan të spërkatjeve të fshehta që prendohen se zhvillohen vitet e fundit, lidhet me përdorimin e grimcave përkatëse si “armë” epidemike për të vrarë njerëz ose “armiqtë e Amerikës” siç thotë një “ekspert” amerikan i cituar nga Karlson.
Por frika ose pasoja më e madhe që nuk përmendet nga raporti Politico lidhet me ndikimin që ka sulfuri si mineral kur bashkohet me karbonin, në rënien e tij të lirë nga stratosfera në shtresat e poshtme të atmosferës së tokës ku sasia e karbonit është e madhe, për shkak të çlirimeve nga industritë dhe mjetet e prodhimit dhe udhëtimit, dhe bëhet dioksid sulfuri në kimi (SO₂): sepse shfaqja në dioksid sulfuri industrial rrit gjasat e shfajes së kancerit në mushkri dhe pjesë të tjera trupore.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 37 reads



