...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Bima e shenjtë’…kuron kancerin, autizmin, epilepsinë, depresionin: çfarë s’kupton establishmenti mjekësor dhe pse?

Nga seritë e dokumentartit të John Malanca-s, “The sacred plant” — “Bima e shenjtë” kuptojmë, edhe një herë, padijen e mjekëve të establishmentit dhe arsyet pse fshihet dija

SHJ

24/06/2018 - 08:57

Kanabisi është ndaluar nga shumica e qeverive të kohëve tona sepse shkakton efekte psikologjike të padëshirueshme. Por mjekët janë të aftë tashmë të ndajnë substancat me efekte psikologjike të padëshirueshme nga substancat me efekte kurative. Sipas studimeve dhe provave (pacientëve) kanabisi çliron nga dhimbjet, kuron pagjumësinë, largon ankthin, dhe rrit kushtet vetëmbrojtëse të organizmit (Episode 2: Stopping Pain, Insomnia, Anxiety and Autoimmune Conditions). Ai kuron fëmijët me autizëm dhe epilepsi (Episode 3: Ending Suffering for Our Children: Autism, Seizures and More, June 23rd 2018’). Mjekët pranojnë se janë në hapat e parë të kuptimit të efekteve të tij në organizëm dhe se nuk kanë kuptuar ende raportin e përqindjes së tij me sëmundjen - domethenë, raportin me shkallën e sëmundjes dhe sasinë që nevojitet për çdo shkallë. Por fillojnë me doza të vogla dhe vrojtojnë ndryshimet. Nëse nuk ka ndryshime, shtojnë dozën...Kanë kuptuar deri diku se çfarë shkakton kanabisi në një femijë me autizëm dhe epilepsi: sipas tyre, ai redukton ‘ankthin’ dhe çliron sistemin nervor duke mundësuar ndërveprimin e fëmijës me mjedisin ku jeton.

Rerumi, ilaçi që kuron autizmin

Në episodin 4 të dokumentarit (Episode 4: Treating Cancer Part 2, June 24th, 2018) tregohet se kanabisi kuron dhe kancerin. Shumë të sëmurë (pacientë) tregojnë se janë kuruar nga kanceri –qotë edhe në një fazë të përparuar— ose duke përdorur kanabisin në kombinim me ilaçe të tjerë ose vetëm kanabisin. Duhet thënë se dokumentaristi përkatës, John Malanca, ka shpëtuar babain nga kanceri duke përdorur kanabisin por nuk mundi të shpëtonte gruan. Dhimbja e madhe për të, e ka shtyrë të kërkojë të kuptojë më shumë rreth efekteve të tij dhe të ndihmojë njerëz të tjerë. Ky është qëllimi i dokumentarit. Kujtoj se në dokumentarin “The Truth about cancer”, të Ty Bollinger, kanabsi përfshihet në shqyrtim. Por Malanca, si duket, kërkon ta zgjerojë kuptimin e tij. Kujtoj, gjithashtu, se mjekët përkatës në Amerikë përballen me mjekët e establishmentit të cilët nuk përdorin kurë tjetër veç kimioterapisë, kirurgjisë dhe radiacionit dhe disa “terapi” të tjera “gjenetike” (Lexo Ylli Përmeti, Critical Overview and Premises of Health Care Systems within Different Social Paradigms: From the Real Causes of the Crisis in the Healthcare System and the Austrian Model to the Truth about Cancer).

Tre episodet e tjerë shqyrtojnë aspekte të tjerë të kanabisit në raport me sëmundje të tjera si depresioni apo stresi post-traumatik (PTSD) — tronditje pas një ngjarje të tmerrshme, veçanërisht për ushtarët amerikanë: 20 për qind e tyre vuajnë nga kjo dinamikë. Kur njeriu ekspozohet në ngjarje të tilla aktivizohet një pjesë e paaktivizuar e trurit dhe ky me radhë zgjon aktivitetin e emocioneve që rëndojnë shëndetin me makthe gjatë gjumit dhe me dëshpërim gjatë jetës së ndërgjegjshme. Për ta mënjanuar këtë efekt autoritet mjekësore amerikane u japin njerëzve opioide (ja një faktor pse shqëria amerikane është narkotizuar nga opioidet). Por ata kalojnë nga një gjendje psikologjike dhe emocionale e rënduar në një gjendje të varur nga opioidet. Përdorimi i kanabisit ndryshon gjendjen e plastikës së trurit (ose të pjesës që është aktivizuar si pasojë e ekspozimit në një ngjarje të tmerrshme dhe shkakton emocione të rënda) dhe ky me radhë ndryshon gjendjen emocionale të njeriut. Mjekët amerikanë i ndalon establishmenti mjekësor për të përdorur kanabisin si kurë për sëmundje të ndryshme por ata (ose pak nga ata) e shpërnjohin atë dhe përdorin kanabisin për të kuruar sëmundjet përkatëse. Mjekët e kultivojnë vetë kanabisin dhe tregojnë se si të organizohen njerëzit dhe të shtrëngojnë autoritet ligjbërëse për ta lejuar përdorimin e tij nga mjekët. Pacientët dëshmojnë se janë kuruar nga makthet e gjumit ose ëndrrave pikërisht duke përdorur kanabisin.

Kujtoj në fund se shumë gjendje të trurit varen nga sistemi imunitar (sistemit tretës) dhe anasjelltas. Nuk do të ishte e çuditshme që një mjek, psikatër, në Universitetin e Kejmbrixhit të shkruajë së fundmi një libër dhe të dyshojë pikërisht “shkencën” e tij: psikiatrinë ku ai është kualifikuar duke përmendur një paciente me artrit reumatoid dhe depresion, për të cilën mendonin se ajo ishte sëmur sepse mendonte për sëmundjen kronike inflamatore që kishte pësuar —domethënë, se ishte pasojë e mendjes së saj— duke dyshuar dhe pyetur: po sikur sëmundja kronike inflamatore të ishte shkak i gjendjes mendore? Për ta ilustruar këtë dukuri mjeku e fillon kritikën e tij duke bërë lidhjen mes filozofisë dhe mjekësisë: “trupi është fusha e mjekëve dhe njihet nga fizika dhe shkenca të tjera...mendja është fusha e psikiatrit ose psikologut dhe njihet vetëm me punë introspektive hamendësuese, ose nga deduktimi i sjelljes”. Në Britaninë e vitit 2018 spitali shtetëror (NHS) është planifikuar në linjat karteziane. Pacientët shkojnë në dyer të ndryshme, në spitale të ndryshme, në mjekë të trajinuar ndryshe, për trupat e tyre të ndarë dualistikisht. Kështu, për shembull, nëse unë vuaj një çrregullim mendor që shkaktohet nga një çrregullim fizik si artriti, unë duhet të vizitoj dy mjekë të ndryshëm të cilët kurrë nuk do të bisedojnë kuptimin e tyre me njëri-tjetrin (Can mental illness start in your immune system?/ The inflamed Mind, Ed Bullmore, BBC, 5 June 2018).

Ky rrëfim i sinqertë tregon edhe një herë pakumtësinë e mjekësisë konvencionale –së pari— për natyrën njerëzore (shih, për më shumë, Natyra njerëzore, Ylli Përmeti). Tregon, gjithashtu, keqorganizimin e mjekësisë, pavarësisht se ajo ndjek logjikën karteziane – se natyra njerëzore është ‘dualistike’ – që në fakt, ajo është ‘trialistike’. Psikiatri dhe psikologu kurrë nuk shqyrtojnë bashkë shkaqet e një semundjeje me një mjek që supozohet se njeh trupin as ky i fundit nuk bashkëpunon me të parët. Për pasojë, nëse pacienti shkon te mjeku që njeh trupin dhe ky gabon në kuptimin e shkaqeve, do të rekomandojë ilaçe që shaktojnë sëmundje të tjera. Njëlloj do të veprojnë psikiatrët dhe psikologët: ata do të rekomandojë ilaçe që nuk luftojnë shkaqet e vërtetë por shkaktojnë probleme të tjerë në organizëm dhe mendje. E gjitha kjo, sepse njeriu është keqkuptuar nga establishmenti mjekësor — ai ndjek logjikën karteziane  dhe jo aristoteliane (kujtoj se Aristoteli na sjell parimet kryesore në mjekësi dhe jo hollësi, disa prej tyre i kam shqyrtuar së fundmi në një studim shkencor të publikuar në shtypin ndërkombëtar për të cilin asnjë universitet dhe masmedia s’ka lëvizur...)!                       

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA