...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përgjegjësit e skualifikimit të kombëtares sonë nga evropiani 2024 dhe e ardhmja e sportit dhe futbollit

Lojtarët e kombëtares sonë përballen me një qeveri dhe FSHF pa ndjeshmëri drejtësie dhe papërgjegjshmëri

Ylli Përmeti

30/06/2024 - 09:01

Pas mbarimit të ndeshjes me Spanjën media e oligarkisë (CNA, Top etj.) filloi të “sondonte” popullin se nëse “duhet t`ia zgjasnim kontratën trajinerit të kombëtares, Silvinjos! Nuk munguan dhe thashethemet se Silvinjo do të shkonte në Portugali meqënse i mbaron kontrata me vendin tonë dhe pati një kërkesë andej. Por thashethemin e sqaroi Armando Duka, presidenti` FSHF-së, në RTSH (Europiani 3D) me marjonetën e Ramës, Dudushin, ku tha se shpresonte se do të nënshkruante një kontratë të re me të ndërsa tregoi dhe qëllimin e radhës për kombëtaren: të jemi pjesë e botërorit 2026.

Duka ishte shprehur si para Evropianit por dhe pas skualifikimit të kombëtares sonë me Spanjën se ne kishim një grup të fortë dhe për pasojë nuk priste shumë nga kombëtarja ndërsa kujtoi se ishte hera e dytë që ne merrnim pjesë në “Evropian” dhe vlerësoi se ishte punuar shumë për ato ndeshje―duke nënkuptuar punën e tij të “palodhur” për të patur atë kombëtare. Nga qendrimet e tij, pa ndonjë dozë kritike, kuptohet se paraqitja jonë në botërorin e vitit 2026 do të jetë e njëjtë!

Pas ndeshjes me Spanjën lojtarët e kombëtares sonë (Broja etj.) treguan (padashje) përmes qendrimeve të tyre se nuk ka kuptim të drejtë mes lojtarëve por edhe mes lojtarëve dhe Trajinerit, çka tregon faktin se trajineri përkatës nuk ka themeluar ndonjë praktikë shqyrtuese në ekip për të kuptuar më shumë njeri-tjetrin, se për të kuptuar kundërshtarin dhe për të themeluar parime shkencore dhe zhvilluar ndonjë strategji për fitore, s`bëhet fjalë.

Megjithatë, përgjegjësia kryesore për dështimin tonë në evropianin e vitit 2024 bie mbi kryeministrin dhe ministrinë e arsimit, sepse qeveria e tij ka miratuar ligje si ligji për sportin ndaj të cilit është përgjigjëse. Një nga qëllimet e ligjit të sportit është të “zhvillojë” sportin duke mbështetur dhe kërkimin shkencor. Por kaq vite s`kam parë nga kryeministri dhe ministria e tij të mbështesë ndonjë studim! Përgjegjësi ka dhe presidenti i FSHF-së dhe në tërësi gjithë shoqata në fjalë (sepse nuk i vlerësojnë studimet), pavarësisht se presidentin e FSHF-së e zgjedh asambleja e përgjithshme e FSHF-së çdo katër vjet dhe zgjedhjet mbizotërohen nga marrëdhëniet pushtetore se sa nga gara e ndershme dhe meritokracia ndërsa trajinerin e kombëtares e zgjedh presidenti.

Nga një këndvështrim më i ngushtë përgjegjësinë për “zhvillimin” e sportit e ka Komiteti Ekzekutiv ku përfshihet dhe presidenti i FSHF-së, në përputhje me ligjin për “sportin”, statutin dhe ligjet e FIFA-s dhe UEFA-s. Por nga një këndvështrim shtetëror, përgjegjës për zhvillimin e sportit është “Këshilli` Lartë i Sportit”, e cili qendron pranë ministrit përgjegjës për sportin ose ministrisë së arsimit dhe sportit ndërsa kërkimin shkencor e mbështet shteti (neni 47, ligji 79/2017).

Në fund, duhet thënë se ndeshja jonë me Spanjën, e cila vulosi dhe daljen tonë nga Evropiani, shumicën e pjesës së parë nuk ishte në të njëjtin nivel me kundërshtarin dhe për pasojë pësuam një gol. Por pjesën e dytë, dhe sidomos pas ndërrimeve, ekipi ynë u bë i ‘rrezikshëm’ aq sa Spanja nuk e mbikëqyrte më lojën por vraponte pas sulmeve dhe kundërsulmeve tona. Mjafton ky fakt për të treguar se ndërrimet e trajinerit ishin të vonuara por dhe të padrejta (në kuptimin se cilët lojtarë duhet të zëvendësoheshin) po të shqyrtohen në hollësi.

Përmblethtas, lojtarët e kombëtares sonë krijohen në ekipet i neveleve të dyta dhe për ta nuk kontribon shteti ynë por familjet e tyre. Ata e dinë mjaft mirë se sa punë dhe mund kërkon përfshirja e tyre në ekipet e niveleve të dyta. Por kur vjen puna për t`i përfshirë në ekipin e nivelit të parë ―kombëtare― ata përballen me një qeveri dhe FSHF pa ndjeshmëri drejtësie dhe papërgjegjshmëri, pikërisht sepse shteti ynë drejtohet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe pa ndjeshmëri drejtësie, të cilet edhe pse studimet i kanë para syve, nuk i shfrytëzojnë për të zhvilluar sportin. Si pasojë, futbollistët dhe sportdashësit tanë përballen me një zgjedhje të qartë: ose ndihmojnë në insitucionalizimin e studimeve, duke ushtruar trysni ndaj qeverisë dhe organeve të tjera të FSHF-së, ose ndjekin “epshet” e pushtetarëve. 

The history and philosophy of sport: from spontaneous decisions to the establishment of scientific principles and a strategy for victory

Historia dhe filozofia e sportit: nga vendimet spontane në themelimin e parimeve shkencore dhe një strategji për fitore

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA