...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Athina “fut hundët” sërish në politikën e brendshme: Tirana përgjigjet

Ish-presidenti grek, Kostas Stefanopulos, për shembull, pohoi se Korça është greke![2] Ndërsa presidenti aktual, Pavlopulos, dhe ministria e jashtme greke nën qeverinë “SYRIZA”, kanë intesifikuar ndërhyjet në politikën e brendshme: një herë për politikat e rikonceptimit të qendrave urbane në Himarë, përmes së cilës kurthoi partinë “socialiste” duke iu përgjigjur ndërhyrjeve të saj dhe duke nënkuptuar se Himara ka minoritet; një herë kur dënoi gurët e sheshit “Skënderbej” që kishin ardhur nga Filati, fshat çam, si veprim “irredentist”; dhe një herë duke i vendosur katër kushte Shqipërisë për integrimin! Lexo, për më shumë, Pellazgët, grekët dhe ilirët/shqiptarët: cila është lidhja mes tyre?

Dita

20/10/2017 - 17:13

Greqia ka reaguar sërish ndaj miratimit një javë më parë nga Parlamenti shqiptar të ligjit për pakicat kombëtare.

Ministria e Jashtme greke e quan këtë një hap prapa për minoritetin grek në Shqipëri.

“Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të çrrënjosur praninë e helenizimit në Himarë”, thekson Ministria e Jashtme greke që ngre edhe dyshime se ligji i miratuar dhe gjithë masat në lidhje me minoritetin bëhen qëllimisht, për të shmangur vëmendjen e publikut nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikimin e drogës.

“Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, shton më tej Ministria e Jashtme greke.

Greqia shpreh shqetësimin edhe për ngjarjet më të fundit në vend, pas arrestimit të trafikantëve në Itali dhe evidentimin e lidhjeve të tyre me ish-ministrin e Brendshëm.

“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama”.

Pas akuzave të Ministrisë së Jashtme greke ka reaguar menjëherë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë

Përmes një reagimi për mediat, MEPJ thekson “indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017”.

Sipas kësaj ministrie, përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

“Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit Rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane, përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës e bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave, individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar, bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona, në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, me gjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata”, thuhet në reagimin e MEPJ.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA