Berisha “ia futi” vetes me padinë ndërsa përgatit skenarin “kombëtarist” dhe antisorosist
Ylli Përmeti citoi pak më parë se Berisha me padinë e tij për shpifje përshpejton procesin e gjykimit të tij dhe parashikon se cilin skenar do të përdorë Berisha dhe mbështetësit e tij pasi të kuptojë se ia futi vetes me padinë kundër Blinkenit
SHJ
21/05/2021 - 13:50
Ylli Përmeti citoi pak më parë se Berisha me padinë e tij për shpifje përshpejton procesin e gjykimit të tij dhe parashikon se cilin skenar do të përdorë Berisha dhe mbështetësit e tij pasi të kuptojë se ia futi vetes me padinë kundër Blinkenit: kartën kombëtariste, sipas së cilës, ai mbrojti kufijtë që donte të ndryshonte Sorosi bashkë me Ramën dhe Vuçiçin, fakt që e përmendi në qendrimin e tij pak orë pasi u deklarua i padëshirueshëm në SHBA, skenar që nuk e shpëton dot nga hetimi, gjykimi dhe dënimi:
edhe sikur ta gjykojë 'shpifjen' ndaj Berishës gjykata, ajo do të kërkojë të gjykojë pretendimet dhe për pasojë, çështja i kalon së pari Spak-ut pastaj, nëse e apelon Berisha në një gjykatë ndërkombëtare vendimin e Spak-ut, mund të shkojë dhe në të. Deri sa të shkojë atje, Spak-u do të ketë hetuar dhe...në këtë kuptim, Berisha vërtet përshpejton arrestimin! Këtë efekt do ta kuptojë Berisha dhe për pasojë do të përdorë skenarin tjetër: se ai është shënjestuar nga Sorosi sepse, sipas tij, ky i fundit donte të ndryshonte kufijtë e Ballkanit dhe Berisha refuzoi! Këtë tezë do ta përdorë dhe Meta. Antisorosistët po shumohen dhe për pasojë, do ta përdorin në kundërsulmin e tyre, kundër sorosistëve në Amerikë duke përfshirë dhe Blinkenin. Ky është skenari në afatmesëm...
Lexo dhe këtë
Çfarë s`tregoi “Topstory” për Sorosin, klasën politike dhe popullin?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 112 reads



