...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çfarë s`tregoi “Topstory” për Sorosin, klasën politike dhe popullin?

Tregimi nga “TopStory” i lidhjes së Sorosit me klasën politike nuk tregoi pikërisht shkaqet se si u ‘imponua’ Sorosi në Shqipëri dhe përse: ai u mjaftua vetëm duke treguar disa fakte (sponsorizimet e Sorosit) dhe shkeljen e “filozofisë” së tij (për një shoqëri të hapur) pa treguar gjithë të vërtetën: se historikisht oligarkitë ekonomike kanë diktuar oligarkitë politike si pasojë e krijimit të varësive pushtetore që krijohen nga sistemi—për shembull...

SHJ

03/10/2019 - 15:00

Meqë televizioni Topchannel paraqiti një “investigim” për lidhjet e Sorosist me klasën politike dhe nuk tregoi gjithë të vërtetën, po shkëpusim një pjesë nga një analizë e Ylli Përmetit dhe po e tregojmë ‘gjithë’ të vërtetën:

...Lidhja me “sektin Soros” që bëjnë shumë gazetarë, komentatorë dhe “ekspertë”, rrjedhimisht, me emërimet përketëse nga Rama, është dytësore ose pasojë e humbjes së kontrollit të kryeministrit nga partia. Lidhja përkatëse është pasojë, gjithashtu, e sistemit—në kuptimin e katër lirive që themelon rendi i globalizmit neoliberal (kapitalit, mallrave etj.) në kuadër të BE-së. Për shembull, zëvendësministrja e arsimit që u bë ministre pas shkarkimit të Nikollës—shkarkim të cilin Rama e përligj jo sepse Nikolla kreu ndonjë gabim por sepse “rigjallëroi” qeverinë—vërtet ka punuar siç pohon në një qendër “inteligjence” —“European stability initiative”, me bazë në Berlin, “ku ka bërë studime për politika publike në fushën e integrimit europian…duke shkruajtur raporte që të mund të informonim publikun e gjerë…[sepse] në atë kohë kishin interesim shtete të ndryshme europiane”…të cilën e sponsorizon edhe Sorosi, por kjo s`tregon shkakun e vërtetë të emërimit të saj: sepse agjencitë e Sorosit janë pasojë e rendit që përmenda dhe punojnë kryesisht për perandorinë e tij. Sorosi thjesht shfrytëzon partitë dhe sistemin e përkatës duke e “ndrequr” nga brenda. Në parim, ai i rekruton individët përkatës në bazë të punës së tyre...si fillim teorike dhe më pas duke administruar pushtete. Por pa sfiduar rendin përkatës.

Mashtrimi i punëtorëve me sindikatat (çfarë s`tregoi “top story”?)

Në këtë mënyrë “sekti Soros” përparon synimet e Sorosit duke kontribuar në integrimin e popujve në rendin përkatës përmes të cilit ai riprodhon dhe shton pushtetin ekonomik. Kujtoj se plagjiatura e Ballës është orientuar gjithashtu në integrimin e vendit tonë në BE dhe në “ndreqjen” e BE-së meqë BE-ja ka probleme institucionale. Domethënë, janë punët përkatëse që përbëjnë një ndër parakushtet kryesore për oligarkët e globalizmit neoliberal të tipit “Soros” për të drejtuar një ministri shtetërore. Kanalizimi i individëve që rekrutohen herët në perandorinë e Sorosit bëhet përmes kryeminitrit përsa kohë që vetë kryeministri miratohet edhe nga Sorosi ose nga institucionet ndërkombëtare që fondacioni i tij sponsorizon. Duhet thënë, gjithashtu, se OJQ-të e Sorosit kanë kontribuar në ndreqjen e disa politikave. Por jo duket treguar shkaqet e vërtetë të krizave...por duke ushtruar presion përmes tregimit të korrupsionit.

Kështu, siç i mungojnë parimet dhe virtytet Berishës, Nanos, dhe Ramës ashtu do t`u mungojnë dhe ministrave. Ministres së arsimit, për shembull, i mungon gjuha zyrtare. Ajo flet në dialektin ku është rritur. Në vetë-vete ky fakt tregon se ajo flet gjuhën zakonore (të fëmijërisë) jo gjuhën mendore...që tregon më tej faktin tjetër se intelekti i saj është tejet i pjesshëm. Nga këndvështrimi natyrës së ministrisë përkatëse—arsimit—ajo do të ishte së pari e përsosur në gjuhën amëtare.

Tregimi nga “TopStory” i lidhjes së Sorosit me klasën politike nuk tregoi pikërisht shkaqet se si u ‘imponua’ Sorosi në Shqipëri dhe përse: ai u mjaftua vetëm duke treguar disa fakte (sponsorizimet e Sorosit) dhe shkeljen e “filozofisë” së tij (për një shoqëri të hapur) pa treguar gjithë të vërtetën: se historikisht oligarkitë ekonomike kanë diktuar oligarkitë politike si pasojë e krijimit të varësive pushtetore që krijohen nga sistemi—për shembull, qeveritë janë të detyruara të bashkëpunojnë ngushtë me pronarët e ndërmarrjeve kapitaliste për të zhvilluar ekonominë (për politika fiskale etj.).

Kujtoj edhe një herë, se gazetarët e oligarkisë politiko-ekonomike nuk janë aq të lirë sa paraqiten në punën e tyre: ata kontrollohen nga drejtorët dhe këta të fundit nga pronarët e televizioneve. Për pasojë, ata përfshijnë njerëz që paraqiten si ‘njohës’ të një çështjeje por që përmendin vetëm disa fakte dhe jo tërësinë e fakteve dhe më e rëndësishmja nuk përmendin shkaqet se si dhe pse krijohen faktet përkatës. Në fjalë të tjera, si gazetarët ashtu dhe njerëzit që përfshihen në të ashtuquajturit “investigime” nuk e ndihmojnë as shkencën (filozofinë politike në këtë rast dhe jo shkencat politike) as të vërtetën dhe as popullin!                   

Rama dhe padrejtësitë me emërimet në ministritë e shtetit: rasti i Cakajt dhe Shahinit - dhe roli i Sorosit

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA