...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut kërcënohen nga regjimi nacionalist serb

Një seri kërcënimesh nga ministrat serbë dhe sidomos nga i dërguari i presidentit serb Vuçiç nga parlamenti serb, thonë se Serbia nuk dëshiron dialog

Ismet Azizi

12/06/2019 - 13:57

Këshilli Kombëtar Boshnjak, si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, i ka dërguar kërkesë Serbisë dhe Malit  të Zi për vendosjen e statusit special për Sanxhakun, territori i të cilit është ndarë në vitin 1912 dhe shtrihet në këto dy shtete. Si rezultat i këtij veprimi, kanë filluar presione të pareshtura të nacionalistëve serb ndaj Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe boshnjakëve të Sanxhakut në përgjithësi.  
 
Siç ka raportuar Tanjug, ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në qeverinë serbe, Branko Ruzhiç ka paralajmëruar dërgimin e "inspeksionit" në Këshillin Kombëtar Boshnjak për shkak të kërkesës drejtuar zyrtarëve kryesorë të Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e statusit special në Sanxhak.
 
 
Kjo nuk është hera e parë që pionieri i Sllobodan Millosheviçit, ministri Ruzhiç, shfaqet në mënyrë fashiste nga vitet '90 e këtej, në lidhje me kërkesat legjitime të boshnjakëve të Sanxhakut.
 
Në demonstratat e 5 tetorit, vitit 2000, kur ra sundimi i Mollosheviçit në Serbi, Ruzhiçi ishte në pozitën e liderit të të rinjve të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS-it) dhe sikur të mos ishte kryer lustrimi në Serbi, as Ruzhiçi e as partia e tij, pra Partia Socialiste e Serbisë, lider i së cilës tashmë është Daçiçi, nuk do të mund të vepronin politikisht sot në Serbi.
 
Për shkak të mungesës së ligjit dhe drejtësisë, jo vetëm për shkak të mungesës së lustracionit, por edhe për shkak të mos procedimit të krimeve të luftës, sigurisht edhe për ekzistimin e mafias shtetërore të cilën PSS (SPS) kishte krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, Serbia tani është peng i së kaluarës, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.
 
Sanxhaku nuk dëshiron të mbetet në robëri. Një seri kërcënimesh nga ministrat serbë, dhe sidomos nga i dërguari i presidentit serb Vuçiç nga parlamenti serb, thonë se Serbia nuk dëshiron dialog. Prandaj është e nevojshme që sa më shpejt të jetë e mundur të mundësohet "Inspektimi" ndërkombëtar, nën përkujdesjen e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Sanxhakut dhe  Serbisë, si dhe zgjidhjen e statusit të Sanxhakut.
 
Sa i përket inspektimit që kërcënon regjimin serb, thuhet në reagim, KKB-ja është organ politik i zgjedhur që përfaqëson boshnjakët, me jo me më pak legjitimitet elektoral i organeve që përfaqësojnë serbët, siç janë qeveria fatkeqe në të cilën është Ruzhiçi.
 
Histeria dhe shpërthimet gjithnjë e më të shpeshta të përfaqësuesve të regjimit shovinist serb dëshmojnë faktin se fundi i fashizmit është afër, thuhet në fund të kësaj komunikate.   
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA