Cili popull meriton të quhet Maqedon?
Po shkëpusim një paragraf nga studimi i Ylli Përmetit, i cili argumenton se...
SHJ
04/02/2018 - 16:12
...Gjykuar nga kjo qasje, gjuha maqedone ka qenë pellazge. Ajo ka pësuar ndryshime pikërisht për shkak të dinamikave që u krijuan në kohën e demokracisë klasike të Athinës. Studiuesit argumentojnë se gjuha maqedone e antikitetit s’ka lidhje me gjuhën greke. Por ata përpara të nxjerrin këtë përfundim, nuk shqyrtojnë natyrën e gjuhës greke: se si u krijua ajo dhe pse. As Herodoti nuk e shikon problematikën e gjuhës greke dhe gjuhës pallazge nga qasja mësipërme kur shyrton shkaqet pse pellazgët filluan të përdornin gjuhën greke të antikitetit. Gjykuar nga këto fakte historike, populli maqedonas, ose i Thesalisë, nuk është grek. Dhe gjykuar nga ngjashmëria e gjuhës së popullit të vetë-quajtur “maqedon” në të ashtuquajturën “Maqedoni”, me gjuhën bullgare, ai nuk mund të pretendojë kurrë se është pasardhës i popullit maqedon. Nëse ka një popull që mund të quhet ‘pasardhës’ i popullit maqedon të kohës së Filipit, ai mund të jetë vetëm populli shqiptar, meqënse ai ka bashkëjetuar me gjuhën zyrtare greke, të antikitetit dhe perandorive të mëvonshme, dhe është luftuar me zhdukje së pari nga perandoria otomane dhe në vazhdim nga kisha greke.
Pellazgët, grekët dhe ilirët/shqiptarët: cila është lidhja mes tyre?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1203 reads