Cunamet, Durrësi dhe marrëzia e qeverisë Rama
Një tjetër çështje me rëndësi të veçantë që nuk po përmendet nga autoritetet për Durrësin është përballja me ndonjë cunam—pasi të ketë rënë ndonjë tërmet i fuqishëm në brendësi të detit
Ylli Përmeti
26/12/2019 - 16:28
Një tjetër çështje me rëndësi të veçantë që nuk po përmendet nga autoritetet për Durrësin është përballja me ndonjë cunam—pasi të ketë rënë ndonjë tërmet i fuqishëm në brendësi të detit!Një institucion gjeologjik amerikan (“USGS”) argumenton se tërmetet me magnitudë nga 7.6 dhe 7.8 ballë mund të shkaktojnë cuname shkatërruese veçanërisht pranë epiqendrës. Por një studim tregon se tërmetet që kalojnë 7.5 magnitudën Richter mund të shkaktojnë cuname shkatërrues: sepse ata shkaktojnë valë të larta deti fuqia e të cilave është shkatërruese për banorët që gjenden pranë detit dhe në lartësi relativisht të njëjtë me të: për shembull, një tërmet me magnitutë 7.5 shkakton valë deti me lartësi 5.5 m; një tërmet 7.7 shkakton valë deti të lartësisë 10.7 m; ndërsa një tërmet me magnitutë 8 shkakton valë deti deri në 38.2 metra lartësi.[1]
Duhet thënë se sa më afër sipërfaqes së tokës të jetë tërmeti aq më të larta janë valët e detit. Durrësi ka përjetuar tërmete me magnitudë mbi 8 ballë. Por nuk ka të dhëna se nëse ka patur ndonjë tërmet me epiqendër në det. Tërmeti i fundit nuk u shkaktua në det por poshtë qytetit. Në këto kushte, kush na garanton se nuk do të ketë një tërmet me epiqendër në det? Asnjëri! Durrësi, rrjedhimisht, përballet me dy variante, nëse kërkon të parandalojë dëmet e cunameve të mundshme: ose të ngrejë duma në bregdet dhe të ndalojë ndërtimin e pallateve dhe hoteleve atje ose të ndërtojë në kodrat rreth tij, ose, meqënse qyteti tashmë është ndërtuar, një pjesë e mirë të cilit është dhe do të jetë “fantazmë”, të mendohet për mbrojtjen e tij ndërsa ndërtohet në kodra dhe jo në ultësirë. Holandezët po përdorin dumat për të parandaluar valët e detit nga ndryshimet klimatike. Ne mund të mësojmë nga ata. Por në vend të mësojmë - vazhdojmë të përsërisim marrëzinë e pararendësve (nga kjo marrëzi përjashtohen ilirët dhe pellazgët - ata ndërtonin, për arsyet që kam citur në këtë studim, në majë kodrash dhe malesh): sepse qeveria “Rama” po mendon ndërtimin e një qyteze të re për të pastrehët në ish-kënetë!
Filozofia e ndërtimit, parashikimi i tërmeteve dhe parandalimi i tragjedive sociale
[1]Tsunamis: Threats and Management, f, 66, Jagbir Singh, 2009.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



