Drita Ziri: bukuria vezulluese shqiptare që gatitet të mbrojë jetën e Tokës
Drita Ziri gjendet mes shkencës dhe shoqërisë, krizave të saj dhe nevojës për të kontribuar në to
Ylli Përmeti
02/03/2024 - 08:18
Biseda me Dritën ishte si vetë emri` saj. Një vajzë e pasur në mendime dhe virtyte. Drita Ziri është fituesja e çmimit “Miss Earth” ose “Zonjushë Tokës”, 2023. Ai kulmoi dy çmime të tjerë si “Miss Globe” dhe “Miss Shqiperia”, 2022. Çmimi i Zonjushës së Tokës qendron mes katër çmimeve më të mëdhenj të fushës me karakter ndërkombëtar (Miss Universe, Miss World dhe Miss International).
Ajo e ka filluar jetën e saj me veprimtari kryesisht artistike. Baleti dhe kërcimi ishin dashuria e saj e parë, të cilët i filloi qysh kur ishte tre vjeç, në Tiranë, dhe i zhvilloi gjatë adoleshencës. Por dy vitet e fundit i ka braktisur kryesisht sepse pësoi një dëmtim. Sipas saj, ai është një art që “ndihmon të shprehesh shumë”. Por ngaqë i pëlqente të njihte botën u përfshi në botën e bukurisë dy vitet e fundit. Si pasojë ajo fitoi disa çmime. Por pavavarësisht se ajo e shijoi botën e bukurisë dhe fitoi çmimin e madh, atë e “shijon më shumë atdheu” se sa bota jashtë tij.
Ndërsa unë kërkoja ndonjë dashuri tjetër nga karaktri` saj, ajo më rrëfeu se ka dhe një tjetër: aktrimin. Kjo dashuri mbetet, sigurisht, të rrëmohet në vitet në vijim. Drita më rrëfeu, gjithashtu, dhe dashurinë e saj për sportin dhe ndërthurjen e tij me kërcimin bashkëkohor. Kur e pyeta për raportin e saj me shkencën ajo më tha se kishte dashuri të veçantë për biologjinë. Kjo është një shkencë e lidhur ngushtë me natyrën dhe do ta ndihmojë shumë në mbrojtjen e natyrës, sepse një ndër synimet kryesore të çmimit “Zonjushë Toka” është të mbrohet jeta e tokës.
Ndërsa lidhur synimin në fjalë e pyes në vijim të bisedës Drita më rrëfeu dhe një dashuri tjetër: gjuhët e huaja. Ajo flet që tani anglisht rrjedhshëm por ka si qëllim të mësojë dhe gjuhë të tjera. Fusha e bukurisë dhe e modelingut, beson ajo, do ta ndihmojë në këtë drejtim.
Pyetjes se çfarë çalon me rininë e sotme, në kuptimin e çoroditjes së saj, ajo tha se medisa sociale dhe televizionet ndikojnë shumë në sjelljen e rinisë. Pikërisht për këtë arsye por dhe për faktin se ajo tashmë ndihet e çmitizuar për botën televizive, ajo beson se me shembullin e saj mund të kontribojë në mirëdrejtimin e saj, sidomos në kushte kur ndjekshmëria e madhe e bën atë të jetë një lloj “edukatore”.
Pa dashur ajo rrëfeu dhe kuptimin e saj lidhur me dashurinë heterogjene: sipas saj, vërtet pamja e jashtme ose fizike na tërheq si fillim por çka e mban të lidhur njeriun është “personaliteti” ose karakteri.
Pyetjes se çfarë çalon me popullin që nuk përfshihet në ndalimin dhe parandalimin e krizave, ajo i përgjigjet se fakti që ai beson se s`mund të bëjë diçka për to, ngurron të përfshihet. Ndryshe nga populli në përgjithësi ajo do të luftojë për idetë e saj ose për “ato çka ajo beson se janë të drejta”, veçanërisht tani që ka një “detyrë” të shtuar si trashëgimtare e “Zonjushës së Tokës”.
Ajo sqaroi se në platformat botërore ku ajo vepron do të përpiqet të mbështesë shqetësimet e popullit tonë me qëllim që t`u japë atyre përmasë botërore dhe të gjejnë zgjidhje. Një sektor që ajo gjykon se meriton vëmendje të veçantë janë të drejtat e punëtorëve sidomos ata që punojnë për mbledhjen e mbetjeve. Sipas saj në Vjetnam ata mbështeteshin nga shoqëria ndryshe nga vendi ynë, ku punëtorët e mbetjeve jo vetëm që nuk mbështeten por dhe përbuzen.
Pyetjes se nëse mund të kthehet në një Greta Thunberg, veprimtarja suedeze që ka spikatur me veprimtarinë e saj politike kundër ndryshimeve klimatike, Drita u përgjigj se “ndoshta jo si Greta por synoj të bëj atë që besoj se është më e mira”, duke u dhënë “zë” shqetësimeve të njerëzve.
Greta, në fakt, ka mbështetje të madhe nga veprimtarët politikë në vende të ndryshme të botës dhe kryesisht në Britani, nga organizata “Extinction Rebellion”, ku është pjesë dhe veprimtari i njohur Xhorxh Monbiot. Ndaj dhe “Greta” jonë, pa mbështetje politike nuk mund të bëhet si Greta Thunberg.
Pyetjes sime të fundit, se si e përjeton ajo sjelljen e të njëjtës gjini në TikTok, ku disa femra shoqërojnë pamjen e tyre me këngë përmbajtja e të cilave është e turpshme dhe muzika përçudnuese, dhe të tjera që postojnë video me përmbajtje ku shajnë dhe përdorin fjalë të pista, apo dhe veprime “seksi”, ajo tha se megjithëse koha ime është e kufizuar, edhe kur përballem me to, në kohën time të lirë, thjesht i shmang dhe nuk u kushtoj ndonjë rëndësi.
Besohet se emri ndikon në krijimin e karakterit tonë por dhuntitë e dritës ―drita e saj që çliron me bukurinë e saj― bashkë me ndriçmin e saj mendor, me udhën që ka zgjedhur, drejt shkencës dhe përpjekjes së saj për të kontribuar në shoqëri, me siguri do ta bëjnë atë një “yll” të veçantë të kombit tonë dhe popujve të tjerë dhe do të kontribojë në mbrojtjen e jetës së planetit.
Le t`i urojmë asaj mbarësi, shëndet dhe fuqi të pashtershme për të ndihmuar në krizat e shumëfishta me të cilat përballet njerëzimi. Ne do të jemi pranë saj dhe do të bashkojmë fuqitë për të njëjtin qëllim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 106 reads