...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Eni Vasili/Open dhe “ekspertët” e establishmentit: çfarë nuk treguan për Koronën dhe pse meritojnë padi?

Pas gati tre muajsh përhapje të virusit dhe ndërhyrjes sime dhe pavarësisht faktit se Kina izoloi shumë rajone ku ishin infektuar me mijëra, virusi nuk u përhap vetëm atje por kaloi kufijtë e saj dhe erdhi në kufijtë tanë: në Itali!

Ylli Përmeti

25/02/2020 - 09:35

Pas gati tre muajsh përhapje të virusit dhe ndërhyrjes sime (analizën ia dërgova ministres me qëllim që të krijonte një ide më të qartë meqë e pashë në fillimet e saj të zhytur në pështjellim kur na thoshte se Shqipëria kishte rrezikshmëri të ulët!) dhe pavarësisht faktit se Kina izoloi shumë rajone ku ishin infektuar me mijëra, virusi nuk u përhap vetëm atje por kaloi kufijtë e saj dhe erdhi në kufijtë tanë: në Itali! Domethënë, ai vazhdoi të përhapësh pavarësisht se u izoluan zonat e infektuara! Çfarë tregon ky fakt? Tregon faktin se autoritetet kineze nuk kishin kuptuar mënyrat e përhapjes. Nëse gjykojmë nga veprimet e saj ­—ajo izoloi zonat ku kishte shpërthyer ndërsa studionte virusin— për mënyrat se si përhapet, mund të themi se ka vepruar deri diku drejtë: sepse ka vepruar drejtë lidhur me njerëzit por jo lidhur me mallrat, meqënse virusi përhapet edhe përmes mallrave dhe politikat zhvillimore që luftojnë shkaqet e shfaqjes së viruseve. Kjo lloj përhapjeje u kuptua pasi u studiua, gjatë muajit të parë. Që nga ajo kohë, kur u kuptua se virusi jetonte 4 ditë mbi mallra, nuk kemi parë ndonjë raport dhe masë lidhur me mallrat. Masa e vetme që u shtua si masë e mundshme pas thuajse tre muajve nga autoritetet kineze ishte ndalimi i ngrënies së kafshëve të egra! Kjo tregon se qeveria kineze ose s`e ka të qartë problematikën ose…ndërsa qeveritë e shteteve kryesore perëndimore mbyllën kufijtë—domethënë, “izoluan” njerëzit që vinin nga vendet ku kishte shpërthyer virusi.      

Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë

Por për qeverinë tone nuk mjaftuan këto fakte për të vendosur në karantinë udhëtarët që vinin nga Italia! As mjaftoi fakti se virusi mund të mbijetojë mbi materiale të zakonshme 4 ditë dhe periudha inkubacioniste e tij në organizëm është nga 2 deri në 10 ditë! Dhe as u kuptua fakti se pse Italia i izoloi për dy javë njerëzit në rajonet ku shpërtheu virusi! Kaq e vështirë është të kuptohet se simptomat e një të infektuari me virusin përkatës shfaqen nga 2 deri në 10 ditë?! Me çfarë lloj njerëzish përballemi? Fakti që periudha inkubacioniste është aq - tregon se kontrollet që ministrja jonë bën —sipas udhëzimeve të OBSH-së – të paktën kështu tha!— nuk e parandalojnë aspak përhapjen e tij: sepse nëse një nga udhëtarët e ka marrë ditën që është nisur nga Italia virusin, do të duhen nga 2 deri në 10 ditë që të kuptohet se është i ‘pastër’. Ja pse udhëtarët duhet ose të refuzoheshin ose të izoloheshin për dy javë. Nuk po shtoj edhe një herë mënyrën tjetër të përhapjes së tij përmes materialeve që nuk e ka konsideruar fare as ministria jonë e as establishmenti mjekësor, mediatik dhe politik, as po shtoj nevojën për ndryshime të politikave zhvillimore me qëllim që të luftonim shkaqet e vërtetë të krijimit të viruseve, sepse do të kërkoja “qiqra në hell” meqënse dihet se ministria jonë edhe “ekspertët” e saj nuk kanë kuptuar as mënyrën e parë të përhapjes e jo më, mënyrën e dytë dhe efektin e politikave përkatëse.

PS: një “ekspert” i ftuar në “Open” tha se virusi mutacionohet ndërkohë që studiuesit e OBSH-së dhe Kinës thonë jo!

Por nuk ndryshojnë shumë programet e tjerë në televizione kombëtare. Kështuqë, padia do t`i drejtohet gjithë medias kombëtare dhe qeverisë për çensurë dhe…do të angazhohet Spak-u me këtë padi.            
Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA