...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Greqia nxit frymën separatiste në jug të Shqipërisë: dërgon mijëra nacionalistë për të përcjellë Kaçifën

Nacionalistët grekë të agimit të artë vijnë në Bularat me mijëra (të paktën 2 mijë vetë) për të përcjellë “heroin” e tyre dhe të demonstrojnë zemëratën e tyre për “vrasjen e ftohtë”…nga policia: sepse të tillë e konsiderojnë!

SHJ

05/11/2018 - 08:34

Pas deklaratës absurde të kryetarit…të shtetit Meta se ngjarja “Kaçifa” ishte “provokim”―“ajo është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar” por “është detyrë e institucioneve që të bëjë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë…(Voa)”―domethënë, si fillim kryetari…nxjerr përfundime pastaj kërkon hetime…nacionalistët grekë të agimit të artë vijnë në Bularat me mijëra (të paktën 2 mijë vetë) për të përcjellë “heroin” e tyre dhe të demonstrojnë zemëratën e tyre për “vrasjen e ftohtë”…nga policia: sepse të tillë e konsiderojnë! Shtypi grek ndihmon dinamikën.

Gazeta “Kathimerini”, për shembull, tregon se fajin e ka policia jonë “nacionaliste” dhe jo viktima, as shqyrton mundësinë e ndarjes së fajit, mes historisë së shtrembëruar greke dhe indoktrinimit të mundshëm të viktimës dhe policisë sonë, duke përmendur disa vrasje të tjera të ‘padrejta’ “homogjenësh”.

Sidoqoftë, çdo të prisnim nga shtypi grek ku vegjetojnë agjentët e kishës dhe elitës greke dhe jo dashnorë të së vërtetës dhe drejtësisë. Me sa duket qartë, elita greke, pas marrëveshjes që realizoi me qeverinë “Rama”, kërkon të krijojë një klimë separatiste në jug të Shqipërisë duke shfrytëzuar vrasjen e Kaçifës. Ardhja e nacionalistëve grekë do të hedhë barut në “zjarrin” që vlon në zemrat e separatistëve “grekë”.

Në këtë proces, me rëndësi është përmendja e babait të viktimës, i cili në Tiranë shmangu shtypin grek dhe nuk i shprehu atij asnjë ankesë. Por shtypi grek po kërkon të krijojë bindjen tek ai dhe bashkëfshatarët e tij se policia e kishte fajin dhe jo djali i tij: sepse ai, sipas tyre, thjesht u mbrojtë nga policia!

Në këtë mënyrë, dhe me kapjen e shtetit që kanë realizuar në Tiranë, me financime dhe pushtetin ekonomik...Greqia ka menduar ta shfrytëzojë dhe të përparojë objektivin e saj më shpejt: pas frymës separatiste të kërkojë autonomi për minoritetin dhe më vonë ―kur të jenë zhvendosur shqiptarët nga vendbanimet përmes pushtetit të “butë”―pushtetit ekonomik―  të kërkojë bashkim me Greqinë! 

Ylli Përmeti: si do t`ua heqë shqiptarëve rrogozin “nga poshtë” elita greke?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA