...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mbyten nga ndotja e ajrit në Kosovë ndërsa qeveria ngre impiante me qymyr

Në Kosovë janë ngritur shqetësime mbi shkallën e lartë të ndotjes së ajrit. Punonjësit e shëndetësisë paralajmërojnë për pasojat e ndotjes në shëndetin e qytetarëve. Qeveria e Kosovës ngriti një grup pune që do të trajtojë këtë çështje.

Voa/SHJ

30/01/2018 - 13:29

Qymyri është burimi energjitik më kundërprodhues nga gjithë burimet energjitike: sepse shkakton shkatërrime në mjedis (çlirime nga djegia e tij, duke përfshirë dioksidin e karbonit dhe shiun me acid - që shkakton oksidim sulfuri etj.) bashkë me pamjaftueshmërinë e tij si një burim energjie. Përpjekjet për ta braktisur këtë burim, thuajse kanë dështuar. Gjermania, për shembull, është një rast tipik, e cila, ndërsa ka vendosur si objektiv për të luftuar ndryshimet klimatike dhe udhëhequr vendet e rajonit duke lëvizur nga burimet e fosileve në burimet e ripërtëritshme (erës dhe diellit), çlirimet e saj vazhdojnë të rriten.[1] Sepse ajo po i lufton ndryshimet klimatike vetëm duke lëvizur në burimet e ripërtëritshme (ose në disa prej tyre) dhe nuk e ka kuptuar nevojën e adoptimit të një qasje të plotë — domethënë, të lëvizjes drejt burimeve të ripërtëritshme duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve me automjete ndotëse dhe duke synuar braktisjen e plotë të energjisë së qymyrit të fortë dhe lignitit, prej të cilit ajo gjeneron 40 për qind të energjisë së saj. Impiantet me lignit konsiderohen si burimet më ndotëse të eksosistemit. Impiantet me lignit në Europë janë në 20 impiantet më ndotës të Europës. 

Amerika dhe Europa përpiqen të zhdukin impiantet me qymyr: Kosova, i ringjallë

 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA