...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Naftëtarët e Ballshit marshojnë për të drejtat e tyre drejt Tiranës: por sa mundësi ka të mashtrohen si banorët e Zharrzës?

Ka shumë mundësi që naftëtarët të mashtrohen nga qeveria. Kujtojmë se njëlloj u mashtruan dhe protestuesit e fshatit Zharrëz këtë vit, kur marshuan për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria dhe “Bankers Petrolum”, ndërmarrja naftënxjerrëse në hapësirën përkatëse, për disa ditë, në të ftohtin e shkurtit dhe flejtën për disa ditë pranë ministrisë së energjitikës, ndërsa paralel me protestën e tyre zhvillohësh protesta e oligarkëve të partisë “demokratike”, dhe për shkak të presionit qeveria u premtoi dëmshpërblim (pjesën e saj e ka shpërdarë por mbetet pjesa e ndërmarrjes) dhe për të njëjtën arsye banorët përkatës votuan për partinë “socialiste”. Naftëtarët, dhe jo vetëm, do të mashtrohen dhe për një arsye tjetër: ata s’kanë krijuar në mendje as edhe ndonjë sintezë tjetër administrimi të ndërmarrjes në fjalë...kryesisht sepse të ashtuquajturit të “majtë” vazhdojnë të paraqiten si “më të mirë” pa treguar se si do të jenë më të mirë dhe sa mundësi kanë të jenë “më të mirë” se të tjerët në kushtet aktuale...SHJ

VOA

27/12/2017 - 20:02

Afro 200 punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Thelllë të Naftës në Ballsh të Mallakastrës nisën një marshim në këmbë nga Fieri për në kryeqytet në shenjë proteste ndaj autoriteteve shtetëtore dhe private, që nuk u kanë dhënë pagat dhe sigurimet shoqërore.

Ata u nisën sot në mëngjes drejt kryeqytetit pas një tubimi në sheshin e prefekturës së Qarkut të Fierit me parrullat “Poshtë Hajdutët” dhe Duam Paratë Tona”.

Ky marshim erdhi pas një serie protestash më të vogla pranë uzinës së tyre, ku ata punojnë prej shumë dekadash dhe ku zëri dhe kërkesat e tyre nuk dëgjohen prej një kohe të gjatë.

Punëtorët e Përpunimit të Naftës në Ballsh nisën protestat një javë më parë, duke kërkuar pagën e muajit nëntor dhe rifillimin e punës në kombinat, sepse remonti i saj ndaloi në fillim të dhjetorit.

Protestuesit kërkuan që shteti të ndërhyjë për të furnizuar kombinatin me lëndë të para në mënyrë që të rifillojë puna, ose protesta do të përshkallëzohej, siç edhe ndodhi.

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, një organizatë sindikale që mbështet të drejtat e punëtorëve, përkrahu punëtorët e Rafinerisë, duke u kujtuar drejtuesve detyrimet e pronarëve për paga dhe sigurime të plota për punonjësit.

Shpjegimi se Kombinati del me humbje është i pabazuar në realitet dhe në ligje, pohojnë ata, ndërkohë që institucionet shtetërore duhet të detyrojnë pronarin që të shlyejë plotësisht pagat e punonjësve, si detyrim minimal ligjor, që del nga Kodi i Punës.

Një kontroll shtetëror nga ministria e financave dhe ekonomisë vlerësohet si i nevojshëm, së bashku me drejtorinë e përgjithshme tatimore dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës për zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara të punonjësve, sepse shteti shqiptar shqiptar ruan ende 15% të aksioneve të Rafinerisë.

Deri tani asnjë nga 3 institucionet shtetërore nuk ka nxjerrë ndonjë deklaratë për zhvillimet dhe përgjegjësitë.

Përshkallëzimi i protestave mund të vështirësojë më tej situatën shëndetësore të protestuesve në këto ditë të ftohta dimri plot rreshje dhe ngrica.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA