Përdorimi i oxhaqeve dhe sobave të drurit shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Përdorimi i drurit për djegie jo vetëm që shkatërron pyjet, krijohen kushtet për erozion dhe përmbytje të të mbjellave por shkakton një sërë sëmundjesh të tjera (depresion etj.), me pasojë të mëtejshme rritjen e kostos në shërbimet spitalore!
Ylli Përmeti
07/01/2020 - 14:40
Biomasa është një tjetër burim energjitik: ajo buron nga ‘materiali i impiantit’ që përfshin drutë, mbetjet e kafshëve, ujërat e zeza, torfat, dhe mbetjet e agrikulturës, siç janë kallamsheqeri ose kërcejtë e misrit dhe plehrat. Por energjia e biomasës shkaton ndotjen e ajrit. Sipas një studimi, djegia e drurit të thatë trefishon ndotjen e ajrit brenda banesave kur dera e sobave apo oxhaqeve hapet për të shtuar dru. Më të rrezikshëm janë oxhaqet pa dyer. Njerëzit që furnizojnë vatrat e zjarrit dy apo më shumë herë gjatë djegies janë të ekspozuar ndaj grimcave dy deri në katër më shumë sa ata që funizojnë një herë apo asnjë herë. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit.
Vlerësohet se djegia e drurit dhe qymyrit shkakton thuajse 40% të ndotjes së jashtme në Britani. Kjo përqindje është më e madhe në Shqipëri, sepse gazi në vendin tonë përdoret shumë pak karahasuar me Britaninë. Për shkak të varfërisë, shumë familje djegin drurin e ndërtesave të vjetra, një përqindje e madhe e të cilit është me lëndë toksike (bojë etj.). Ky lloj druri është edhe më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut dhe natyrës.
Djegia e drurit çliron jo vetëm dioksid karboni por një koktej me substanca toksike, duke përfshirë oksidin e nitrogjenit, monoksidin e karbonit, gaze organikë dhe lëndë të tjera. Në vende të ndryshme të botës, djegia e drurit është e pamundur, sidomos në vende ku druri është masakruar barbarisht nga “civilizimet”, si në rastin e Shqipërisë, si përgjatë socializmit marksist ashtu dhe përgjatë globalizmit neoliberal (në të vërtetë, nuk ka të krahasuar katastrofa që u shkaktua shekullin e kalur me 30 vitet e fundit), apo vendet që ende s’kanë adoptuar politika ekologjike. Në Afrikën Perëndimore, për shembull, “më shumë se 90 % e energjisë buron nga energjia e drurit kur popullsia po rritet me ritme galopantë”:[1]
Burkina, e cila gjendet në Afrikën Perëndimore, për konsumin e drurit të saj dhe emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e tij në më shumë se 90 % të hapësirës gjeografike në vitin 2003, popullsinë e kishte 13 milionë. Tani ajo është afër 17 milionë. Në vitin 2015-të, ajo do të jetë dyfishuar – vetëm në 20 vjet – në rreth 20 milionë. Pastaj, ajo do të fillojë të pushtojë vende të tjerë. Në vitin 2050-të, sipas vlerësimeve të qendrës së Kombeve të Bashkuara, ajo do të jetë 46.7 milionë. Nëse ti do të jesh optimist, ndryshimi i tyre i ulët jep 41.8 milionë; nëse pesimist, ndryshimi i lartë jep 51.8 milionë. Kjo është në më pak se 40 vjet![2]
Dhe druri digjet më shumë në kohë krize. Qeveria greke, për shembull, në mes të krizës ekonomike, në pamundësi për të furnizuar popullatën (kryesisht klasën e ulët) me naftë të subvencionuar, gaz dhe energji elektrike të lirë, krijoi kushtet që familjet e varfëra të përdornin djegien e drurëve, me pasojë ndotjen e oksigjenit në nivele alarmante![3] Kur filloi zbutja e krizës (2020) filluan dhe paralajmërimet e institucioneve se “oxhaqet shkaktojnë kancer” pikërisht sepse çlirojnë mbetje toksike sidomos kur këto mbetje kombinohen me gazrat që çlirojnë automjetet në metropole dhe impiantet që prodhojnë energji elektrike me qymyr, të cilët në anën tona nuk mungojnë (Kosovë, Shkup etj.).
Përdorimi i drurit për djegie rrjedhimisht jo vetëm që shkatërron pyjet, krijohen kushtet për erozion dhe përmbytje të të mbjellave dhe vendbanimeve por shkakton një sërë sëmundjesh të tjera (depresion etj.), me pasojë të mëtejshme rritjen e kostos në shërbimet spitalore! Për këto efekte qeveritë tona nuk kanë marrë asnjë masë, as për edukimin e popullatës (si mund të edukojë një qeveri kur s`ka dije dhe kur dija buron nga studimet dhe partitë e kohëve tona vetëm studime nuk dinë të realizojnë?!) dhe as ndonjë politikë për të përdorur gazin (me teknologji të sigurtë) meqë nuk mungon prodhimi i tij në vend dhe linjat e gazit!
Djedia e torfës, e cila krijohet nga pemët për mijëra vjetë dhe mbulon rreth 3% të sipërfaqes së planetit tonë, po braktiset në shumë vende duke e zëvendësuar me burime e ripërtëritshme.
Shtyllat e tensionit të lartë shkaktojnë kancer dhe shkatërrojnë jetën e biodiversitetit
Shkëputur nga studimi i Biomasës...
Mashtrimi dhe krimi me mega-projektet dhe energjinë teknologjike: drejt një revolucioni tekno-energjitik
[1]Exhausted, deforested landscapes show the truth about over-population,The Independent, 04, 09, 2011.
[2]Po aty.
[3]Σε πολιτική αιθαλομίχλη Ελλάδα – Τουρκία, Eleftherotypia, 25 Δεκεμβρίου 2013. Shkencëtarët kishin përzgjedhur kampione ajri në dimrin e vitit 2012 por edhe në fillim të dimrit të vitit 2013, duke vërtetuar sipas analizës se veçanërisht përqendrimi i mikrogrimcave është rritur me 30% krahasur me periudhën përpara se të shpërthente kriza. Këta elementë, me diametër më të vogël se 2,5 mikrometra (që krahasohet me pothuajse 1/30 e diametrit të një qime), konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm për shëndetin, ngaqë hyjnë thellë në indet e mushkrive. Këto mikrogrimca mund të shkaktojnë sëmundje në zemër dhe në sistemin frymëmarrës…përqendrimi i mikrogrimcave është rritur nga 26 në 36 mikrogramë për çdo metër kub ajri.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 87 reads



