Pse Sokol Balla nuk ishte gazetar as mbrëmë?
SHJ
14/03/2017 - 08:51
Ylli Përmeti citon: Në një studim për gazetarinë them mes të tjerash: ...'Pa përmendur faktin se pedagogët e gazetarisë nuk përfshijnë në përgatitjen e gazetarëve qasjen ‘dialektike’ lidhur me një problematikë, duke proceduar nga “diskutimi dialektik”, përmes të cilit zbulohen argumentet, te “hetimi dialektik”, përmes të cilit zbulohen kontradiktat e argumenteve'...(Masindoktrinimi i popujve dhe Masmedia) po shtoj, meqënse na 'mbytën' hetimet gazetareske,
se nje gazetar, kur interviston dikë, kryen një pune përgatitore sipas rëndesisë së personit që interviston, dhe synon, jo vetëm zbulimin e të vërtetave më të mëdha, sepse supozohet se i intervistuari do të rrëfejë disa të vërteta, por dhe edukimin e publikut dhe të intervistuarit. Që nënkupton se Balla mbrëmë, duhet të qendronte teorikisht mbi Ramën që t'i shërbente të vërtetës dhe popullit. Domethënë, të kishte hetuar punën e ministrave të tij dhe të kishte krijuar një bindje-qëndrim të tijin. Dhe të mendosh se Balla dhe gjithë ''yjet'' e televizioneve private mbajnë pas një ekip të tërë gazetarësh!
Kujtoj se unë kam kërkuar të realizoj një program televiziv në televizionin përkatës përmes të cilit synoja të hetoja politikanët profesionistë, në një hetim 'tet-a-tet', me qëllim që t'i shërbeja të vërtetës dhe popullit. Por televizioni përkatës nuk e miratoi kërkesën time. Përgjigjja ishte se për këtë 'mision' kanë Ballën - sikur unë mos ta shikoja kolegun në fjalë! Përgjigjja ime ishte: 'mirë, nëse ju mendoni se ai ua bën këtë punë, mirë u pafshim!'. Sigurisht që s'kam asgjë personale me kolegun. Por e kam me të vërtetën, për të cilën kolegu im, kaq vite ka treguar se, ose nuk di ta hetojë ose nuk ka mundësi. Megjithëse, mundësinë mund ta gjente pavarësisht se mund ta shtrëngonin oligarkët e televizionit përkatës. Kështuqë, mbetet varianti i parë. Në fund të fundit, në studimin përkatës kam shtuar 'dozat' e mija për të ndihmuar shkencën e gazetarisë, sepse i mungonin si dimension dhe jo sepse e ka mishëruar në didaktikën e saj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 160 reads



