...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse zhvillohet mbledhja e BE-së në Tiranë dhe çfarë synohet?

Mbledhja është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik të Këshillit të Evropës, 2019-2024

Ylli Përmeti

05/12/2022 - 18:02

Mbledhja e BE-së në Tiranë për Ballkanin Perëndimor është e para në historinë saj. Mbledhja (të cilën politikanët profesionistë e quajnë “samit”!) është një mundësi për të vërtetuar rëndësinë kyçe të krahazimit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Çështjet kryesore për diskutim do të jenë:

• shqyrtimi i pasojave të agresionit rus në Ukrainë (do të shqyrtohet bashkëpunimi lidhur me efektet e dëmshëm të luftës atje në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor);

• shtimi i zotimit politik (me vëmendje të veçantë ndaj rinisë, integrimit të rajonit në tregun e përbashkët, modernizimin e sistemit të pagesave në përputhje me standartet e BE-së, në sektorin elektronik, dhe zbatimin e linjave të gjelbërta për të lehtësuar rrjedhën e logjistikës dhe mallrave);

• fuqizimi i sigurisë dhe ndërtimit i qëndrueshmërisë kundër ndërhyrjes së huaj (me veprime të bashkërenduara mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë luftën kundër mashtrimit me të dhënat dhe përmirësimin e kibersigurisë së përbashkët);

• ngritja e sfidave të mërgimit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar (duke përfshirë politikën e vizave të BE-së dhe sistemin e kthimit, bashkëpunimin në kundër-terrorizëm dhe parandalimin e radikalizmit).

Drejtuesit e vendeve anëtare pritet të lëshojnë një deklaratë në fund të mbledhjes ndërsa janë ftuar të gjithë 27 shtetet anëtare të BE-së dhe krahazuesit e Ballkanit Perëndimor. Mbledhja është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik të Këshillit të Evropës, 2019-2024. Strategjia pesëvjeçare ka katër përparësi:

• mbrojtjen e qytetarëve dhe lirive;

• zhvillimin e një bazë ekonomike të fuqishme dhe të gjallërishme;

• ndërtimin e një Evrope klimatiko-asnjanëse, të gjelbërt, të drejtë dhe shoqërore; dhe

• nxitjen e interesave dhe vlerave evropiane në nivel botëror.  

Strategjia, ravijëzon, gjithashtu, se si do të realizohen objektivat. Përgjithësisht ajo synon të zgjerojë diktatin e Brukselit duke thelluar bashkimin ekonomik, monetar, bankar dhe bashkimin e tregjeve të kapitalit; të forcojë rolin ndërkombëtar të euros dhe unitetin e BE-së; të përparojë revolucionin elektronik (dixhital) dhe inteligjencën artificiale: nënstrukturën, lidhjet, shërbimet, të dhënat, ligjet dhe investimet etj.

Për më shumë:

Krijimi i “Jugosllavisë së re” nga treshja ballkanike dhe pasojat katastrofike për Shqipërinë (dhe Kosovën) 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA