...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si Ylli Përmeti zbuloi gjeopolitikën greke dhe prapaskenën e bisedimeve me Greqinë... dhe të gjithë heshtën?!

Ylli Përmeti ka parapublikuar një pjesë të një studimi ku tregon gjeopolitikën greke dhe jo vetëm për të cilin kërkoi ndihmë nga të ashtuquajturit “patriotë” dhe nuk e gjeti asgjëkundi! Me rastin e shpërthimit të skandalit me financat greke, Përmeti shkruan si më poshtë:

SHJ

20/10/2018 - 09:18

Loja e pistë e Greqisë u zbulua lakuriq kur Koxhias dorëhiqet si minister i jashtëm dhe pas veprimit të tij u zbulua se Greqia kishte financuar mes të tjerësh dhe median shqiptare, hamendësisht për të mbështetur bisedimet e nxitura nga qeveria “Rama”! Sipas pretendimeve të ministrit të mbrojtjes greke, Kamenos, Greqia kishte një fond të fshehtë në të cilin nuk mungonin milionat e Sorosit: ato janë përdorur për bisedimet e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë...veriore. Përpara se të qarkullonte ky pretendim, i cili qarkulloi në masmedia falë mosmarrëveshjeve së Kamenos dhe ministrit të jashtëm, Koxhias, një ditë pasi ky i fundit zyrtarizoi dorëheqjen...u tha se bisedimet i kërkoi qeveria “Rama” sepse kërkon të integrohet në BE. Më pas u tha, gjithashtu, se Sorosi ka financuar qendrën e studimeve euro-atlantike në Beograd sipas së cilës Serbia merr katër komunat e veriut të Kosovës ndërsa Kosova nuk merr asgjë në këmbim! Domethënë, deri tani vetëm Beogradi dhe Athina qënka përlyer me paratë e Sorosit ndërsa Tirana dhe Prishtina jo!

Pyetja që lind është se si mund të financojë pala greke bisedimet dhe pala jonë të kërkojë përparimin e bisedimeve? Përgjigjja që marrim është se pala jonë, e Tiranës, ose vërtet donte të përparonte bisedimet për shkak të nevojës së saj për t`u integruar në BE ose ka marrë pjesën e saj nga financimet greke për të...shitur Shqipërinë. Varianti i dytë bëhet më i mundur kur supozohet se qeveria “Rama” është në dijeni se pala greke ka financuar segmente të ndryshme të shoqërisë dhe veçanërisht gazetarinë e “pavarur” shqiptare dhe s`ka marrë asnjë masë! Kujtoj se qeveria administron shërbimin “inteligjent” dhe Rama ka patur disa takime (jozyrtare) me djalin e Sorosit përgjatë bisedimeve.

Qoftë edhe mediat që e publikojnë faktin se qeveria greke ka financuar shtypin tonë mund të luajnë lojë të dyfishtë: edhe të marrin financë nga Greqia për të mbështetur bisedimet për...shitjen e Shqipërisë por edhe gjoja ta kritikojnë si veprim: sepse janë të njëjtat media që kanë çensuruar qendrimin tim. Gazetarët dhe drejtorët e tipit “Blushi” rrjedhimisht duhet të kenë qenë në dijeni për këtë veprim kriminal. Për të njëjtën arsye prokuroria dhe veçanërisht SPAKU duhet ta hetojë këtë çështje dhe të çojë në burg gjithë të shiturit. Pyetja tjetër lidhet me qendrimin e Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Serbisë dhe Kosovës kur dihet se agjentët e Sorosit kërkojnë jo vetëm të marrin pa dhënë por nuk e përdorin fare të drejtën ndërkombëtare: pse Thaçi nuk adopton një qasje pedagogjike si ajo që përshkruar në vend tjetër por pështjellon veten dhe popullin shqiptar?

Hamendësisht, sepse mund të ketë marrë pjesën e tij nga financimet serbo-sorosiane për të mbajtur një qendrim pështjellues dhe për ta paraqitur si zgjidhjen më të “mirë” apo të “drejtë”. Edhe ky rast është lehtësisht i hetueshëm nga organet juridike. Por nëse krye...tarët tanë dhe veçanërisht Rama janë të korruptueshëm (korrupsioni buron nga mungesa e virtyteteve dhe përqendrimi i pushtetit...) ku ishin kaq kohë të ashtuquajturit “patriotë” kur unë i kam rënë alarmit prej kohësh dhe kam kërkuar mbështetje për pezullimin e bisedimeve?! Po masmedia pse e çensuron qendrimin tim? Hamendësisht sepse ka marrë financim nga Greqia dhe ndoshta dhe nga Serbia për të përjashtuar çdo tezë që nuk përputhet me qëllimet e tyre! Po gazetarët e “ndershëm” pse s`flasin? Hamendësisht sepse s`ka asnjë gazetarë të ndershëm! Po akademikët e “ndershëm” ku janë?                         

Kujtoj edhe një herë se fajin nuk na e kanë financat e huaja (greke, serbe apo sorosiane). Por populli ynë dhe e ashtuquajtura “elitë”.                         

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA