...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Topchannel” përligj politikat kriminale të Veliajt me “kërcënimin” e shoqërisë nga leishmanioza

Gjasat janë se lajmi në fjalë është diktuar nga Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka vite tashmë që vret qentë në emër të disa shqetësimeve që shkaktojnë qenushat e braktisur, pas të cilit rendin dhe krye...e tjerë

SHJ

15/04/2019 - 16:31

Një muaj më parë “Topchannel” argumentoi se “leishmanioza”, një virus infektiv, ka vënë në alarm autoritet duke e lidhur virusin vetëm me qentë dhe veçanërisht me qentë e braktisur! Një muaj më pas i njëjti kanal telelviziv argumentoi njëlloj duke shtrembëruar të vërtetën. Të hamendësojmë se kanalit në fjalë i mungon aftësia hetuese do të ishte e padrejtë. Ndaj dhe gjasat janë se lajmi në fjalë është diktuar nga Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka vite tashmë që vret qentë në emër të disa shqetësimeve që shkaktojnë qenushat e braktisur, pas të cilit rendin dhe krye...e tjerë, në kohën kur ne kërkojmë realizimin e një projekti afatgjatë për mbrojtjen e kafshëve dhe edukimin paralel të njerëzve! Do të ishte e drejtë rrjedhimisht që kjo propagandë kriminale të kundërshtohësh: sepse jo vetëm që shtrembërohet e vërteta por nëse ajo përsëritet, politikat e Veliajt do të përligjen me mosreagimin e të ashtuquajturve “qytetarë”. Ja një reagim pa shumë hetim dhe analizë i Ylli Përmetit:

dje u perserit edhe nje here lajmi se leishmanjoza e qeneve kercenon njerezit ndersa u tregua se ishte mushkonja ajo qe e kalonte sa te njëri te tjetri; kjo e fundit eshte shumuar nga ndryshimet klimatike! Vetem kaq! Lajmi ose ishte inskenuar nga Veliaj per te perligjur praktiken e tij barbare dhe kryekeput te padrejte, vrasjen e qenushave, ose ishte marrezi e gazetares meqe gazetaret (ndjese kolege por...) jane më shume idiotë se sa gazetarë: sepse mushkonja vertet ndihmohet nga ndryshimet klimatike ne shumimin e saj por ajo perhapet dhe riprodhohet kryesisht permes qelbesirave qe shkaktojne zhulistet qe na rrethojne: sepse eshte zhuli ushqim per të dhe jo temperatura e larte; kjo e fundit thjesht kontribuon ne zhvillimin e saj! Keshtu, ne vend te perqendrohet gazetarja tek zhulistet dhe te tregoje shkakun kryesor se pse shumohet mushkonja, na tregon qenushat! Po ja i vramë qenushat të gjithe. Po pastaj: nuk do të kete mushkonja në natyrë? Sigurisht persa kohe qe zhuli eshte atje dhe do te shumohet edhe me shume nga zhulistët qe na rrethojne! Ose, pse u dashka qe mushkonja te pickoje si fillim qenushat dhe pastaj njerezit dhe jo anasjelltas? Gazetarë, televizione dhe shoqeri e peshtire qe koken mbi supe e perdor vetem per t'ia futur tjetrit! 

Për më shumë, së shpejti... 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA