Vazhdon keqdrejtimi i Bashkisë “Durrës”: pa ujë lagjja “Arapaj” (kronologjia e Ujësjellsit Dr)
Prej pesë ditësh tashmë lagjja “Arpaj” Durrës, pjese e sipërme e saj, furnizohet me shumë pak ujë: sa për të lagur buzët!
SHJ
07/05/2020 - 09:07
Lagjja “Arapaj” në Bashkinë “Durrës, pjesa e sipërme e saj, në krye të ashtuquajturës “Furra e Bukës”, prej pesë ditësh vuan për shkak të ‘mungesës’ së ujit. Uji vjen aq pak sa nuk mjafton as për të lagur “buzët”! Ujësjellsi përkatës ndërkohë nuk ka njoftuar ndonjë avari.
Vitin a kaluar: Valbona Sako lë pa ujë banorët e lagjes Arapaj-Durrës
Dje Ylli Përmeti, banor i lagjes përkatëse dhe kryeredaktor i “SHJ-së”, njoftoi bashkinë me një njoftim në faqen e tij në “facebook”. Ja ç`citon ai:
Bashkia Durres
ditët e fundit Ujësjellësi ose ka ndonjë problem me linjat (që nuk e ka raportuar) ose nuk inspektohet nga bashkia për punën e tij: sepse sasia e ujit është tejet e pakët! Për të njëjtën arsye, urdhërojeni ta hapë linjën edhe një herë sot pasdite dhe inspektojeni rregullisht sepse nuk është hera e parë që vepron kështu! Ndryshe, do t'ju inspektoj unë...
Por bashkia e kryetares së re...nuk reagoi! Si duket është e zënë me punë milionerësh dhe burokratësh! Sidoqoftë, presim të reagojë në orët në vijim dhe të furnizojë qytetarët me ujë, komponentin më jetik të jetës sonë.
Dhe ajo reagoi, pas rreth 24 orësh: uji erdhi me bollëk pas mesit të natës. Domethënë, për rreth tre orë pati ujë me presion. Pas kësaj dite, uji vazhdoi të vinte. Por filloi të vinte më pak deri në datën 14 maj kur ndaloi sërish. Këto ngjarje u shtuan në datën 16 maj, rreth orës 6 pasdite. Aktualisht nuk kemi ujë! Do ta njekim sjelljen e Ujësjellësit në vijim me qëllim që të na ndihmojë në hetim.
Pas datës 16 erdhi ujë. Por uji ndaloi sërish në datën 20 dhe nuk erdhi as në datën 21 kur filluan rreshje të bollshme. Aktualisht depozitat janë bosh. Data 22 maj vazhdoi njësoj. Uji nuk qarkulloi në tuba ndërsa nevoja për ujë shtohet. Dje (21 maj) njoftuam dhe Bashkinë. Por si duket nuk ka kohë për popullin ndërsa do të përpiqemi ta njoftojmë edhe sot. Pas njoftimit, uji erdhi rreth orës 9.30 minuta dhe u ndërpre rreth orës 11.30 minuta.
Që nga ajo ditë uji erdhi çdo ditë. Por nuk erdhi në datën 27 qershor. Të nesërmen, ditë e diel, erdhi si zakonisht. Por nuk erdhi të hënën! Dhe vazhdoi njësoj të martën, ditët më të nxehta të qershorit. Aktualisht jemi pa ujë. Rezervat nuk mjaftojnë për më shumë se një ditë. Ditën e mërkurë njësoj: të paktën deri në orën 7: 12 kur shkruhen këto gërma.
Por lëshuan sa për të njomur buzët rreth orës 11: për rreth 20 minuta ndërsa vapa përvëlonte. Ditën e nesërme lëshuan për rreth dy orë. Por nuk furnizuan një ditë më pas, ditën e premte të javës së parë të korrikut. Të shtunën e lanë të rridhte rreth dy orë.
Kriza e ujit në një pjesë të lagjes Arapaj rifilloi gjatë fundit të muajit maj, 2022, dhe gjatë muajit qershor. Përpjekjet e mia për të kuptuar shkaqet e krizës nuk kanë nxjerr ndonjë përfundim deri tani meqë nuk kam shkuar në terren për ta hetuar atë, kryesisht sepse kohën e kam patur të zënë. Kam folur në telefon me disa punonjës të ujësjellësit dhe dyshoj se uji u jepet njësive “prodhuese” (hoteleve etj.) ndërsa lihen familjet e lagjes përkatëse pa ujë ose me ujë sa për të njomur buzët!
Por nuk kam parë as ndonjë inspektim në terren të ndonjë nëpunësi të ujësjellsit apo bashkisë për të vlerësuar shërbimin me ujë të popullit!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 133 reads



