Koreja e Veriut i quajti sanksionet e reja të OKB-së “akt lufte”
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut i quati sansksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara, “akt lufte” dhe “të barazvlershëm me një bllokadë të plotë ekonomike”
24/12/2017 - 19:19
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, zëdhënësi koreanoverior thotë se Peniani kundërshton katergorikisht rezolutën.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë për të imponuar një raund të ri saksionesh ndaj Koresë së Veriut, duke vënë në shënjestër sektorë që ushqejnë programin e saj të armëve. Nikki Haley është ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.
“Me 29 nëntor, Peniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale. Ishte një përpjekje tjetër nga regjimi i Kimit për një maskaradë si fuqi e madhe ndrësa njerëzit e atij vendi vdesin nga uria dhe ushtarët arratisen. Për komunitetin ndërkombëtar është një sfidë e pashembullt nga një shtet mospërfillës. Por kemi ndërmarrë një përgjiegje të pashembullt. Kjo rezolutë shton edhe më tepër presionin ndaj Koresë së Veriut, bazuar në rezolutën e fundit, që përfshinte sanksionet më të forta ndonjëherë.”
Deklarata e sotme nga Korea e Veriut thotë se vendet që mbështetën sanksionet do të mbahen përgjegjëse dhe Pheniani do të sigurohet përgjithmonë se atyre do t’u kushtojë shtrenjtë ky veprim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 24 reads



