...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përsëritet e njëjta 'taktikë' nga raundi i dytë i bisedimeve të ministrave të jashtëm Shqipëri-Greqi

Kujtojmë se 'tatika' që përdorën herë e parë ishte e njëjtë - në kuptimin se pas bisedimeve argumentuan se bisedimet do të vazhdojnë...duke pasuar me lejimin e palës greke të ngrejë varrezat e saj në Shqipëri në koston e të cilave do të kontribuojë dhe populli shqiptar...

21/01/2018 - 13:52

Njoftimi:

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Objektivi i Greqisë -për shfrytëzimin e gazit në detin tonë- në realizim e sipër

Bisedimet me palën greke përparojnë objektivat e saj: qeveria vendosi ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive dhe të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim, thuhet në njoftim.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA