Si mund të ndihmojnë praktikat anti-terroriste ruse Evropën e terrorizuar?
Lyuba Lulko
23/12/2016 - 10:27
Francezët thonë se presidenti Francois Hollande, ndryshe nga Putini, ka dështuar të ngrejë veprimtari anti-terroriste në Francë dhe refuzoi të kandidojë një mandat të dytë në zyrë. Gazetari shqiptar Ylli Përmeti beson se Rusia ka mësuar të luftojë terrorizmin dhe mund të mësojë Europianët me disa praktika në betejën e saj anti-terroriste. Le të përpiqemi të shohim se çfarë ka mësuar Rusia të bëjë dhe pse terrorizmi ka paralelizuar Europën.
Strategjia europiane kundër terrorit
Bashkimi Europian, gjithashtu dhe SHBA-ja, nuk duket të jenë të aftë të vendojnë se kush i kërcënon më shumë — organizata terroriste e Shtetit Islamik (e ndaluar në Rusi), Bashar al-Asad apo Rusia. Rusia nuk dallon mes terroristëve të mirë dhe të këqij. Për Rusinë, presidenti sirian Bashar Asadi është një aleat në luftën kundër terrorit. Europa është e gatshme të përballet me kërcënime imagjinarë dhe realë. BE-ja nuk e konsideron Rusinë si aleate në luftën kundër terrorizmit. Në vend të kësaj, BE-ja e shikon Rusinë si një kërcënim. Qoftë edhe kur presidenti rus Putini thirri për bashkim në betejën kundër terrorizmit pas sulmit të fundit terrorist në Berlin, BE-ja e pa thirrjen nga Rusia si një përpjekje për të “putinizuar” Europën.
Gazetarët francezë shkruajtën se Putini shpresonte se SHBA-ja do të humbiste interesin në Europë, dhe Rusia do të merrte vendin e amerikanëve në vend të saj duke ndërtuar perandorinë e saj. Sipas huffingtonpost.fr, Rusia dëshiron rrënimin e BE-së dhe NATO-s për t’i bërë shtetet europinane të përputhshëm me Kremlinin, shkruante gazetari Francoise Thom.
Përpjekjet e dobëta të Francois Hollande për të organizuar veprimtari anti-terroriste të përbashkëta pas sulmeve terroriste në Francë u shpërnjohën shumë shpejt. Ndërkohë, një anketë e zhvilluar nga IFOP për Atlantico tregoi se përpara zgjedhjes presidenciale në Francë në vitin 2017-të, shumica i popullit francez – 67% - shqetësoheshin shumë lidhur me kërcënimet terroriste. Çështja e terrorizmit i shqetëson francezët më shumë se papunësia dhe rigjallërimi e veprimtarisë ekonomike (60%). Gjendja në Gjermani përpara zgjedhjeve në Bundestag në vjeshtën e vitit 2017-të është e njëjtë. Siç mund të shohim, BE-ja beson me sinqeritet se është e mundur të realizojë një marrëveshje me Islamistët, sesa me Rusinë. Kjo është arsyeja se pse numri i organizatave terroriste dhe terroristët në Europë është më i madh se në Siri ose Irak, tha zëvendës-kryeministri i Turqisë.
Taktika: atje s’ka takika
Deri së fundmi, Europa është mbështetur vetëm tek agjencitë inteligjente të SHBA-së në betejën kundër terrorizmit. Por SHBA-ja e ka braktisur BE-në. Çfarë mund të bëjnë vetë europianët? Në Francë, janë shumë organizata të administruara nga shteti që ndërmarrin veprimtari anti-terroriste. Për më shumë, atje janë gjashtë baza informacioni të lidhura me terrorizmin dhe tre qendra koordinimi, shkruante contrepoits.org.
Qartësisht, kjo organizatë komplekse dhe e desitegruar nuk mund veç të shkaktojë vështirësi të shumta, tha gazeta. Për shembull, terroristit të njohur Yasin Sali, i cili shkaktoi një sulm terrorist në një fabrikë kimikatesh franceze në Francë dhe preu kokën e punëdhëësit të tij brutalisht në korrik të vitit 2015-të, iu mohua statusi radikal kur dosja e tij do të fshihësh nga një sistem në tjetrin. Francezët mundohen të mbledhin informcacion vetë: atje janë 2,700 vende pune të pazënë për përgjime.
Është e qartë, sidoqoftë, se problemi kryesor është puna inteligjente. Asnjëri s’e di se çfarë predikojnë në Xhami dhe çfarë ndodh në komunitetin salafist. Për shembull, njeriu që organizoi sulmet e Parisit dhe Brukselit, Salah Abdeslam, ishte bllokuar mes Belgjikës dhe Francës dhe fshihësh në geton belge të Molenbekut. Klauzolat e xhamive u bënë të mundura pasi u miratuan ligje urgjente, duke pasuar sulmet e 13 nëntorit, 2015-të.
Kundër-inteligjenca gjermane është më e strukturuar: Shërbimi Inteligjent i Gjermanisë (BND) dhe Shërbimi Kushtetues Federal i Mbrojtjes (BFF). Por, baza ligjore është tejet e dobët në Gjermani. Atje ka një mungesë dëshire politike për të forcuar kontrollin mbi Islamistët. Është zbuluar së fundmi, për shembull, se agjentë të ISIS-it punojnë në shërbimet e sigurisë gjermane.
Ky lëmsh i përshkruar më lartë brenda shërbimeve të sigurisë të dy peshave më të rënda europiae tregon se ideja për të krijuar agjenci të bashkuar anti-terroriste në Europë mbetet thjesht një ide.
Ç’mësime mund t’i japë Rusia – Europës
Rusia, ndryshe nga Europa, ka ndërmarrë disa varinate për të parandaluar sulme terroriste. Një numër celulash islamike janë shkatërruar së fundmi në Moskë. Petersburg dhe Samara. “Në Rusinë e sotme, një pjesë e rëndësishme e sulmeve terroriste parandalohet në fazën e zhvillimit të tyre, sesa gjatë fazës së zbatimit”, i tha Aleksandër Mikhailov, ish shef i Zyrës Informatike të Qeverisë të Federatës Ruse, Pravdës.
Në Europë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, besojnë zyrtarët. Shërbimet speciale europiane u përgjigjen me “përtaci” informacioneve që marrin nga kolegët rusë. Për më shumë, Europa nuk ndërmerr përpjekje për të përmirësuar ligjin për të qenë i aftë të parandalojë sulme terroriste.
“Duhet të ndryshojnë ligjet e emigracionit për të ndaluar molepsjen islamiste për të depërtuar në Europë nga vende të tjerë. Fatkeqësisht, mund të shohim se një numër rajonesh në Europën Qendrore janë të mbyllur kundrejt policisë, dhe popullata në ato zona nuk ndjek ligje federale”, tha Aleksandër Mikhailov.
Cilën përvojë mund të përçojë Rusia në Europë?
Së pari, duhet të ngrihen operacionet e ashtuquajtur kundër-terroriste që mund të mobilizojë me shpejtësi gjithë departamentet e përshtatshme dhe burimet, duke përfshirë dhe ato civile. “Gjendja e jashtëzakonshme” në Francë është tejet e kushtueshe dhe është pa komandë qendrore. Europa duhet të ndalojë së foluri për liri të ndryshme për jetën private, nëse ajo jetë mund të zhduket çdo çast.
Së dyti, Rusia ka një përvojë të gjatë pune inteligjente në xhami, burgje, kampe, komunitetet salafiste dhe fondet Islamiste.
Së treti, Rusia dhe BE-ja mund të themelojnë ortakëri informacioni. Kujtojmë se shumica e operacioneve të fundit të ndërmarra nga Byroja e Sigurisë Federale në Rusinë Qendrore do të ishin të pamundur pa ndihmën e shërbimeve të sigurisë të Uzbakistanit dhe Taxhikistanit, gjithashtu dhe Turqisë. Për shembull, rigjallërimi i organizatës së Trashëgimnisë Islmike vepronte në Rusi përgjatë viteve 1990-të. Ministria e Drejtësisë e mbylli organizatën dhe e vendosi në listën e “organizatave të ndaluara”. Por organizata operon lirshëm në Gjermani dhe ndërton xhami atje.
Së katërti, Europa ka nevojë për të mësuar se si të punojë me popullatën. Gjithë bisedat rreth bashkimit dhe fuqisë, se “ne nuk kemi frikë nga ata, ata nuk do të marrin çfarë të duan”, janë pa lidhje në botën moderne. Njerëzit duhet të jenë gjithnjë vigjilentë – ata duhet të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë tek autoritetet.
Terrorizmi është një ideologji. Rrjedhimisht, duhet të përdoret media për të shpërdarë vlerat tradicionale në vend të glorifikimit të tolerancës së homoseksualëve që Perëndimi po mundohet të ngulitë në vendet Muslimane. Kur një muslimani i thuhet se dikush kërcënon besimin dhe moralet e tij, ai mund të shkatërrojë shumë shpejtë “ateistët”.
Çdo musliman, i cili shkon në Europë, duhet të kuptojë, se ata duhet të integrohen në shoqërinë europiane. Ndryshe, muslimanët gjermanë dhe francezë do të përbëjnë shumë shpejt një forcë të rëndësishme zgjedhore. Nëse ndodh kjo, do të jetë e pamundur adoptimi i ligjeve anti-terroriste.
Së fundmi, terroristët duhet të njohin se ata do të shkatërrohen pa mëshirë. Shërbimet speciale ruse kanë eliminuar gjithë udhëheqësit e terroristëve çeçenë: Dudayev, Basayev, Raduyev, Khattab, Gelaev, Yandarbiyev, Mashadov e të tjerë. Abdeslam Salah dhe grupi i tij kanë marrë më shumë se 50,000 euro nga ndihmat sociale të autoriteteve europiane. Qeveritë europiane kanë sponsorizur terroristë përpara sulmeve të Parisit, dhe tani ata kërkojnë t’i falin ata.
Europianët duhet të luftojnë për veten e tyre, dhe Rusia mund t’i mësojë ata si, nëse ata dëshirojnë, sigurisht.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 37 reads



