...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndryshimet e reja në taksa dhe tatime në Greqi godasin më shumë klasën puntore

Ernest Cici (nga Athina)

12/01/2017 - 16:39

Rëndime të dhimbshme parashikon buxheti i qeverisë greke për vitin 2017-të. Klasa puntore goditet më shumë. Pra, shtohet TVSH-ja në naftë, telefona, duhan, qeratë. Mijëra pensionistë humbasin ndihmën e lidhur me pensionin. Qethen pensionet e atyre që kanë dalë që nga 12/5/2016. Dyfishohen sigurimet në 26.9%. Tatimet mbi të ardhurat do të arrijnë në 60% të të ardhurave. Do të ulen rrogat në sektorin shtetëror për shkak të rritjes së kontributeve. Përfundon rillogaritja e 2.6 milionë pensioneve. Shtrenjtësohet blerja e viteve të punës nga 6.765 në 20%. Vijon tatimi mbi banesat dhe pasuritë e patundshme – tatimi i jashtëzakonshëm, TVSH-ja shkon në 24% dhe zvogëlohen subvencionimet përveç atyre familiare dhe të invalidëve. Por ndryshimet në memorandumin e përditësuar sjellin dhe ndryshime të tjera:

·         Rishikim të të gjitha mënyrave të tatimimeve të ndërmarrjeve.

·         Ndryshime në kodin e të ardhurave publike, në mënyrë që të bëhen më të aftë dhe më rezultativë shtetëzimet e pasurive të individëve që i kanë borxhe shtetit.

·         Realizimi i listës pasurore të qytetarëve, e cila do të jetë e (koordinuar) me amzën e depozitave.

·         Ngritja e kufirit të mospagimit të TVSH-së, nga 10.000 euro në 25.000 euro.

·         Krijimi deri në shkurt të stimulimeve për masën e llotarisë për faturat.

·         Barazimi deri në qershor i vleftave objektive me ato tregëtare të çmimeve të ndërtesave.

·         Shtrirje të kontributit vullnetar të bashkësisë së marinës deri në fund të vitit 2018-të.

·         Ndryshime në regjimin tatimor të detarisë, bazuar në udhëzimet e komisionit evropian.

·         Realizimi i planit për paranë plastike dhe adoptimi i mjeteve paguese elekronike.

·         Marrja e masave për luftën ndaj kontrabandës.

·         Marrje masash nga vendet e BE-së për pasurinë e qytetarëve grekë jashtë vendit.

 

Rritja e tatimeve

Do të ketë rritje taksash sepse viti i ri kërkon mbi 2.5 miliardë euro tatime nga të gjithë. Që nga dita e parë e vitit shtohen:

·         Shtim të tatimit mbi aksionet nga 1-% në 15%.

·         Tatim mbi telefoninë e qendrueshme 5%.

·         Tatim mbi lëngjet mbushës të cigareve elektronike.

·         Tatim mbi konsumin e kafesë.

·         Shtim të tatimit përpjestimor të cigareve.

·         Shtim të tatimit të posaçëm mbi benzinën, nga 670 në 700 euro/1000 lit.

·         Shtim të tatimit të posaçëm mbi naftën, nga 330 në 410 euro/1000 lit.

·         Shtim të tatimit të posaçëm mbi gazin i cili përdoret si lëndë djegëse për motora, nga 330 në 430 euro/1000 kg.

 

Por me mijëra do të jenë humbësit edhe për vitin 2017-të.

    • punëtorët humbasin 716 milionë nga tatimi mbi të ardhurat.

·         pensionistët humbasin 678 milionë euro nga uljet e pensioneve.

·         pronarët e makinave nga shtimi i çmimit të naftës.

·         pronarët e banesave nga shtimi i tatimit mbi qeratë.

·         familjet nga tatimi në TV dhe telefona.

·         ndërmarrjet nga tatime shtesë.

·         prindërit që kanë fëmijë nga ulja e subvencioneve.

·         Pensionistët e rinj nga ulja 37% e pensioneve.

Njëkohësisht ndryshojnë:

·         kufiri i jotatueshmërisë së rrogëtarëve, nga 9000€ ulet në 5000€.

·         tatimi mbi banesën e parë.

·         tatimi mbi ndërtesat si dhe mbi çdo lloj kopshti-trualli që mund të zotërojë dikush.

Pensionet

·         Do të ketë ulje të pensioneve ndihmëse.

·         Ulje të pensioneve të reja me 30%.

·         Qethje të pensioneve mbi 2000€ (të përziera).

·         Qethje të pensioneve mbi 3000€ (të përziera).

·         Ulje të rrogave të punonjësve bankarë deri më 21%.

Pasuria e patundshme

Shtohen taksat edhe mbi pasurinë e patundshme, në bazë të të ardhurave por njëkohësisht shtohen edhe ato mbi qeramarrjet. Ndryshime do të pësojë edhe taksa e posaçme mbi zotërimin e banesave.

Vendosen të ardhurat minimale të garantuara duke suprimuar të gjithë subvencionet e tjerë.

Ulen rrogat për shkak të ngritjes së përqindjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Ulet kufiri i rrogës së patatueshme nga 9.000€ në 5.000€ duke e rënduar së tepërmi xhepin e rrogëtarëve.

Vendoset karta plastike dhe vetëm blerjet me të do të njihen për uljen e tatimeve.

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA