Turqia do të kundërpërgjigjet për çdo sanksion amerikan
Turqia thotë se do t'i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400
Voa
15/06/2019 - 07:58
Turqia thotë se do t'i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400.
Duke mbrojtur këtë vendim të Turqisë, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu i tha sot agjensisë së lajmeve Anadolu se Turqia mund të zgjedhë paisjet e saj të mbrojtjes si "një vend i pavarur dhe i lirë".
Kryetarët e Komisioneve të Kongresit amerikan paralajmërojnë Turqinë
Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit dhe dhe Komisionit për Forcat e Armatosura paralajmëruan Turqinë të martën se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse realizon blerjen e sistemeve ruse të raketave S-400.
Ata qartësuan se deri në fund të këtij viti, Turqia ose do të ketë në territorin e saj avionët e avancuar luftarakë F-35, ose raketat ruse S-400.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 6 reads



