Rëndësia e marrëveshjes së gazit mes Vuçiçit dhe Putinit për ekonominë shqiptare dhe gjysmë të vërtetat dhe të pavërtetat e gazetës “Dita”
Gazeta “Dita”, përmes “diplomatit” të saj, Muratit, pretendon, duke u bazuar në gazetën ruse “Pravda”, se në bisedimet në fjalë Putini kishte kërkuar në shkëmbim ngritjen e një baze ushtarake ruse në Serbi dhe ndërtimin e një reaktori bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, duke pyetur se ç`i duhen Putinit këto të fundit tani kur...dhe duke mos përmendur as reaktorët amerikanë në fqinjët tanë, as armët amerikane që i shet Uashingtoni fqinjit tonë, Serbisë, as edhe koston energjitike në ekonominë serbe në raport me tonën
SHJ
02/12/2021 - 11:42
Energjia në Serbi është më e lirë. Në vitin 2019, për shembull, Serbia kishte kosto më të ulët të energjisë elektrike se Shqipëria: 0.09 dhe 0.10 dollarë, përkatësisht. Nafta, gjithashtu, është më e shtrenjtë në Shqipëri: 1.54 dhe 1.60 dollarë, përkatësisht. Vetëm në çmimin e gazit (LPG) Shqipëria është më e lirë: 0.56 dhe 0.77 përkatësisht.
Por edhe me çmimin e gazit Serbia arriti të realizonte një marrëveshje në 25 nëntor 2021, me Rusinë (në Soçi), kur kriza energjitike (rritja e çmimeve) ishte përhapur thuajse në gjithë Evropën dhe përtej saj, aq sa Vuçiçi deklaroi pas saj se Serbia kursen rreth 1 miliardë euro për shkak të çmimit të gazit rus, sepse Serbia siguroi çmim 270 dollarë për 1 mijë metër kub kur çmimi i naftës ishte 82-83 dollarë fuçia. Por ndërsa shkoi me shpresën se do të nënshkruante një marrëveshje 10 vjeçare me Gazpromin rus në shkëmbim të çmimit të ulët të gazit, bleu armë ruse. Këtë fakt e pohoi vetë Vuçiçi pas marrëveshjes. Sigurisht, duke thenë se “ne duam të jemi të jemi të fortë” dhe jo sepse na detyron njeri që t`i blejmë ato”, duke nënkuptuar se nuk e detyroi Putini për blerjen e tyre por sepse Serbia kërkon të jetë e fortë. Marrëveshja për gazin u nënshkrua për gjashtë muaj meqë nuk mund të parashikohet e ardhmja afatgjatë dhe për ta zgjatur Vuçiçi do të shkojë sërish në Moskë. Në të njëjtën ditë, Putini tha se ai mbështeste qendrimin serb lidhur me tensionet e fundit me Kosovën dhe shpresonte se “gjendja do të zhvillohësh në një mënyrë që do të përputhësh me interesat e rajonit”.
Ndërsa është përfolur se Rusia ka ngritur një “bazë përgjimi” pranë një aeroporti në jug të Serbisë në qytetin Nis, për të cilin NATO-ja nuk ka shprehur ndonjë shqetësim, dhe që Rusia e ka përshkruar si “qendër humanitare”, Rumania nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në për ndërtimin e një reaktori bërthamor për prodhim energjie! Përkundër këtij ‘realiteti’, gazeta “Dita”, përmes “diplomatit” të saj, Muratit, pretendon, duke u bazuar në gazetën ruse “Pravda”, se në bisedimet në fjalë Putini kishte kërkuar në shkëmbim ngritjen e një baze ushtarake ruse në Serbi dhe ndërtimin e një reaktori bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, duke pyetur se ç`i duhen Putinit këto të fundit tani kur...dhe duke mos përmendur as reaktorët amerikanë në fqinjët tanë, as armët amerikane që i shet Uashingtoni fqinjit tonë, Serbisë, të cilat, bashkë me armët ruse kërcënojnë veçanërisht shqiptarët, as edhe koston energjitike në ekonominë serbe në raport me tonën! Shtypi perëndimor, në fakt, nuk përmend asnjë nga këto pretendime përveç çmimit të gazit!
Sidoqoftë, kujtoj se çmimi i naftës dhe gazit përcaktohet nga tregu ndërkombëtar i marketingut. Por janë taksat ose akciza që ndryshon çmimin e tyre në raport me vendet e rajonit. Kujtoj, gjithashtu, se Shqipëria prodhon naftë dhe gas ndërsa Serbia jo! Por pavarësisht këtij fakti, Serbia ka përgjithësisht çmime më të lirë të energjisë motorrike, kryesisht sepse jemi integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut dhe shkatërruam sektorin e energjisë. Kjo kosto në vetvete kontribuon në rritjen e kursimeve të qytetarëve dhe fuqinë blerëse të tyre më shumë se në Shqipëri. Por ajo është vendimtare në koston e prodhimit: në Serbi kostua e prodhimit është më e ulët sepse është kostua e energjisë më e ulët dhe për pasojë kur kostua e prodhimit është më e ulët, ashtu do të jetë dhe çmimi i mallrave në treg: më i ulët.
*Shkëputur nga studimi i Ylli Përmetit i përditësuar
Krijimi i “Jugosllavisë së re” nga treshja ballkanike dhe pasojat katastrofike për Shqipërinë (dhe Kosovën)
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 118 reads



