...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Berlini dhe Uashingtoni ‘shpëtuan’ Ramën nga Miçotaqi - Kathimerini

Javët e fundit vinin kumte nga Berlini por dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se pajtohet me Ramën

Ylli Përmeti

15/12/2023 - 12:43

Në raportet e anëve tona (Voa, REL-i etj.) lidhur me zhvillimet në Bruksel mes papajtushmërive të Miçotaqit dhe Ramës mbizotëroi shfaqja publike (çfarë dukej) sesa prapaskena; këtë të fundit e ndriçoi gazeta Kathimerini. Sipas saj, ishte kancelari gjerman Sholc që mbështeti plotësisht rrugën drejt BE-së së Shqipërisë pavarësisht bllokadës së Miçotaqit. “Javët e fundit vinin kumte nga Berlini por dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se pajtohet me Ramën”, citon ajo.

Miçotaqi “godet” Ramën me “shuplakën” e parë gjeopolitike

Arsyet se pse Sholci kundërshtoi hapur Athinën janë dy, sipas gazetës: “e para lidhet me përpjekjen e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe shtetit të së drejtës së vendit. E ashtuquajtura Prokurori e Posçame kundër Korrupsionit, e cila përshkruhet me shkronjat SPAK, dhe që e cila nuk i dha leje Belerit për t`u betuar, është në të vërtetë një trup i krijuar me teknodije anglosaksone dhe financim dhe mbështetje gjermane. Prokurorët janë trajinuar në akademinë e FBI-së në Kuandiko të Virxinias së SHBA-së por dhe në ministrinë e brendshme të Britanisë në Londër. Për amerikanët gjithashtu dhe për gjermanët SPAK-u është shembulli reformues më i mbrothët në Ballkanin Perëndimor dhe nuk e mendojnë fare se mund të bëhet vegël shfrytëzuese politike që tregon kryesisht mendjelehtësinë perëndimore për gjendjen në Shqipëri. Lloji i dytë i kundërshtisë nga Berlini është më pak teknik dhe më shumë politik. Gjermania kishte shprehur shqetësimin e saj gushtin e kaluar kur kryeministri Qiriakos Miçotaqis thërriste në Athinë Mbledhjen e Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, por pa Edi Ramën. Pas pak javëve pasoi mbledhja e “Procesit të Berlinit” në Tiranë dhe disa në kancelari dhe në ministrinë e jashtme gjermane e vlerësuan nismën e mbrothët greke si nënvlerësuese.

Një arsye subjektive, e cila tregon -shumë herë të nxituar- përpjekjen e diplomacisë gjermane të përshtatet, dhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor pas shkurtit të vitit 2022 dhe mësymjes ruse në Ukrainë. Gjermania ngurruese e deri-atëhershme u zhvendos shumë në frontin e atyre që dëshirojnë bashkim të shpejtë dhe të menjëhershëm (dhe pa shumë mundime) Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në BE.

Vëzhgues me përvojë tërheqin vëmendjen se dy ministra të jashtëm të njëpasnjëshëm, Niko Koxhiasi dhe në vazhdim Niko Dendia, në rrethana të ndryshme, u shpjegonin gjermanëve (dhe francezëve dhe holandezëve) bashkëbisedues se për cilën arsye është kritike të përparojë rruga bashkuese e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ndërsa Parisi, Berlini dhe Haga bisedoi kushte shtesë (zgjedhshmërinë dhe përmbysjen e kandidaturave). Ky qendrim i përgjithshëm në mbështetje të përshpejtimit të shndërrimit të BE-së në lojtar gjeopolitik shpjegon dhe kthesën e z. Sholc rreth lidhjes së vendimeve për zgjerimin me procesin e shumicës së veçantë, i cili do të shfuqizojë veton nga një vend i vetëm.

Nga pala shqiptare megjithatë –në nivel retorik vetëm- mbahen tone të ulëta. Dje, për shtypin në Bruksel z. Rama e përshkroi z. Miçotaqi si mik dhe tha se sipas tij çështja Beleri është diçka që mund të zgjidhet mes dy palëve dhe jo përmes BE-së”, përfundon analiza.

Përpjekja e Miçotaqit, në fjalë të tjera, për ta përdorur Belerin për qëllimet e tij gjeopolitike në Himarë, për të cilët Rama nuk është në dijeni, fakt të cilin e tregoi edhe një herë në konferencën e partisë “socialiste”, dështoi. Por kjo s`do të thotë se përpjekja e Athinës nuk do të vazhdojë.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA