Rama e ka “vulosur” marrëveshjen “Berisha-Karamanli: 2009” - Sirigos
Zgjerimi i tyre në jug të Shqipërisë ka përfundur por shqetësohet për zgjerimin e ujërave kufi me Turqinë
Ylli Përmeti
02/11/2025 - 16:52
Profesori i të drejtës ndëkombëtare dhe politikës së jashtme në universitetin Pandio, dhe deputet me partinë “Demokracia e Re” në qeverinë e Miços, Angjelos Sirigos, shkrimet e të cilit i ndjek pikërisht për rëndësinë që kanë lidhur me përpjekjen e Greqisë për të zgjeruar ujërat detare nga 6 në 12 milje, për arsye siç thotë “ekonomike”, ose për të shfrytëzuar burimet energjitike që ajo beson se kanë disa zona, dhe ndikimin që kanë lidhur me detin Jon dhe gjeostrategjinë greke për shkëputjen e jugut të Shqipërisë, pohon edhe një herë në një shkrim, se zgjerimi i tyre në jug të Shqipërisë ka përfundur por shqetësohet për zgjerimin e ujërave kufi me Turqinë.
Ai këshillon të vazhdojë rruga e zgjedhur nga shumica e qeverive greke —që nga viti 1974, kur Turqia kërcënoi me “casus belli”— që të mos diskutohet në bisedime me të meqënse është e drejta e saj —parashikuar nga e drejta ndërkombëtare e ujërave hapësinorë—por lë hapësirë për të “shkëmbyer” me Turqinë në bisedime lejimin e saj të lundrojë në “ujëra ndërkombëtarë” në “disa kanale të detit që lidhin veriun me Egjeun jugor” ndoshta në këmbim të pranimit të ushtarakizimit të ishujve të Egjeut ndërsa nuk këshillon një apel të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse “përfundimi është i paqartë”—çka nënkupton se ai ka frikë se Greqia e humbet çështjen në gjykatë.
Në shkrimin pararendës, Sirigos kishte pohuar se zgjerimi i ujërave detare në jug të Shqipërisë ose në “Jon” siç e quajnë ata, është mbyllur sipas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë “Berisha” por me disa “ndreqje teknike”. Pohimin e tij por dhe zhvillimet lidhur me përpjekjet e Greqisë për zgjerimin e ujërave detare, e kam raportuar vetëm unë në Shqipëri dhe kam treguar se ajo është —sa i përket Shqipërisë— pjesë e gjeostrategjisë greke për shkëputjen e jugut të Shqipërisë. Ndaj kam kërkuar mbështetje, si fillim duke shpërndarë raportet dhe më pas të protestojmë, duke kërkuar nga qeveria “Rama” “ndreqjet teknike” që ka kryer me Athinën dhe arsyet e heshtjes nga ajo, klasa jonë politike në tërësi, nga të vjetrit dhe të rinjt, media dhe profesorët e saj, por deri më tani mbështetja është shumë e vogël.
Për më shumë, lexo shqyrtesen…
Gjeostrategjia greke me zyrtarizimin e hartës detare dhe heshtja e klasës sonë politike/akademike/gazetareske
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 11 reads



