...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja do të zbatojë vrasjen e hapur ndaj një ish-ushtaraku amerikan (musliman)

Ushtria amerikane do ta përcjellë drejtpërdrejt vrasjen e një skajori që vrau 13 ushtarë në Fort Hood të Teksasit në vitin 2009 për shkak të gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme

Financial Times

09/10/2026 - 17:15

Pentagoni do ta përcjellëë drejtpërdrejt vrasjen me pushkatim të një ish-ushtaraku më vonë këtë vit, duke e kthyer dënimin me vdekje në një ngjarje publike.

“Do të përcillet drejtpërdrejt”, tha të enjten një zyrtar i Pentagonit, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se vrasja do të kryhej publikisht.

Pentagoni njoftoi këtë javë se presidenti amerikan Donald Tramp kishte miratuar vrasjen e ish-majorit të ushtrisë, Nidal Malik Hasan, me këshillimin e Hegsethit.

Hasani hapi zjarr ndaj ushtarëve në Fort Hood të Teksasit në vitin 2009, duke vrarë 13 vetë dhe plagosur 32 të tjerë.

Ushtria amerikane e përdori për herë të fundit pushkatimin si mënyrë ekzekutimi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Dënimin e fundit me vdekje e zbatoi me varje në vitin 1961.

Dënimi me vdekje është rikthyer në qendër të vëmendjes në SHBA pasi, muajin e kaluar vrasja e një gruaje në shtetin e Tenesit dështoi. Christa Pike përfundoi në spital pasi mbijetoi edhe pas dy dozave të qetësuesit vdekjeprurës pentobarbital.

Sekretari në detyrë i Ushtrisë, Adam Telle, tha të martën se Hasani do të vritej në Fort Hood më 3 dhjetor, në orën 13:00.

Të enjten, Hegseth tha: “Do të sigurohemi që njerëzit të kenë mundësi ta shohin, që vrasja të jetë e hapur, sepse njerëzit duhet ta kuptojnë se këto veprime kanë pasoja të rënda”.

Nëse Pentagoni e vret Hasanin haptazi, SHBA-ja do t’u bashkohet një numri të vogël shtetesh që e zbatojnë këtë praktikë, mes tyre Irani, Afganistani dhe Koreja e Veriut, sipas Qendrës së Njoftimit për Dënimin me Vdekje, me seli në Uashington.

“Do të jenë ushtarë me pushkë ata që do të kryejnë pushkatimin. Kjo nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Hegseth për rrjetin televiziv të krahut të djathtë, Real America’s Voice.

“Disi më pëlqen mendësia që kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte ‘fitorja’, dhe që nënkuptonte se kur armiku të sulmon ti qëndron në vendin tënd”.

Hegseth e cilësoi masakrën në Fort Hood si “një sulm islamist radikal, të kryer nga një njeri me uniformë brenda radhëve tona”, duke shtuar: “Prandaj do të vritet nga një skuadër pushkatimi e përbërë nga ushtarë, ashtu siç duhet”.

Sipas tij, Pentagoni zgjodhi orën 13:00 të së enjtes për vrasjen e Hasanit, sepse “në atë orë e kreu sulmin”.

Hasani, një mysliman i lindur në SHBA, bërtiti “Allahu Ekber” — “Zoti është i madh” në arabisht — gjatë sulmit. Në gjyqin ushtarak, ku mbrojti vetveten, ai pranoi se provat tregonin se ishte autori i të shtënave. Ai tha gjithashtu se kishte kaluar në anën kundërshtare të SHBA-së për shkak të veprimeve të Pentagonit në Lindjen e Mesme.

Trampi e ka mbështetur dënimin me vdekje për dekada dhe në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, nënshkroi një urdhër për rikthimin e zbatimit të tij.

Administrata e Xho Bajdenit kishte vendosur një moratorium mbi vrasjet federale, ndërsa në javët e fundit të presidencës së tij, Bajdeni ua zbuti dënimin 37 prej 40 të burgosurve të dënuar me vdekje në nivel federal.

Në SHBA, vrasjet zakonisht ndiqen nga një grup dëshmitarësh, ku mund të përfshihen familjarë të të dënuarit, avokati i tij dhe përfaqësues të medias.

Ushtria amerikane ka sistemin e vet të drejtësisë, të ndarë nga ai i qeverisë federale. Personi i fundit i vrarë nga ushtria ishte ushtari John Bennett, i cili u var në vitin 1961 për përdhunimin dhe tentativën për vrasjen e një vajze austriake.

Vrasja e fundit me pushkatim nga Departamenti i Mbrojtjes u krye në vitin 1945, kur ushtari Eddie Slovik u pushkatua për dezertim.

Hasani është njëri prej katër të burgosurve në pritje të vrasjes në burgun ushtarak të Fort Leavenworth, në Kanzas.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA