Janë vërtet “ekspertë” rusë bashkëpuntorët e Bashës?
SHJ
29/04/2017 - 16:12
Kështu ka argumentuar Basha në emisionin “opinion” dy ditë më parë. Në minutat 56-59 (shih videon më poshtë ), Basha citon mes të tjerash, në shpengimin e tij, se ndërsa ai s’kishte ndërmend të tregonte taktikat e “shtabit operativ” të PD-së...se PD-ja do të pengojë dhe sabotojë zgjedhjet me “mosbindje civile”! Ai ka përmendur rastin e Ukrainës dhe Moldavisë për të ilustruar argumentin e tij. Por cilët ishin “ekspertët” që destabilizuan Ukrainën? Disa media joprofesionale e lidhën deklaratën e Bashës me “ekspertë” rusë! Por cila është e vërteta? Citojmë hyrjen e një studimi që ka kryer Ylli Përmeti, tërësinë e të cilit mund ta lexoni kur të publikohen librat:
Nuk është një fraksion i vogël në udhëheqjen politike të Amerikës, duke përfshirë zyrtarë kryesorë në administratën Obama, që janë të gatshëm të armatosin Ukrainën, por disa, nëse ekzistojnë, nuk dëshirojnë të dërgojnë trupat e SHBA-së në luftim; në fjalë të tjera, ata janë plotësisht të gatshëm për të luftuar Putinin—deri në Ukrainasin e fundit!
The National Interest of America.[1]
Ndërsa bashkimi i bllokut ekonomik NAFTA, në të cilin bëjnë pjesë SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, me BE-Eurozonën, dhe në të cilin tashmë bëjnë pjesë 27 anëtarë, është në proces,[2] në Ukrainë po zhvillohet një betejë shumëpërmasore: politike, ekonomike, ushtarake dhe gjeostrategjike midis Rusisë dhe Perëndimit në përgjithësi. Sepse Ukraina u përball me një tension të lartë politik — një tension që u krijua midis mbështetësve të integrimit të saj në BE-Eurozonë dhe qeverisë së Janukoviç-it, e cila, nuk nënshkroi ‘ofertën” e Brukselit...por, zgjodhi influencën ruse. Kështu, mbështetësit e integrimit në BE-Eurozonë krijuan kushtet për puç shteti dhe pas një dhune të organizuar nga protestuesit dhe opozita, gjithashtu dhe një polici pasive, atje pati shkëmbime zjarri, me pasojë, vrasjen e disa dhjetra protestuesve dhe policëve. Si pasojë, zëvendësimi i qeverisë së Janukoviç-it me një qeveri tjetër kalimtare u bë çështje kohe. Ndërkohë që Janukoviçi braktisi Ukrainën dhe shkoi në Rusi. Pas pak ditësh, forcat ushtarake ruse ndërhyn në Krime, peninsulën jugore të Ukrainës, dhe vunë shumë shpejt nën kontroll Krimenë bashkë me një burim të madh energjitik në Detin e Zi.[3] Siç citon Seumas Milne, komentatori iThe Guardian:
Përplasja në Krime është fruti i ekspansionit Perëndimor...hipokrizia dhe standartet e dyfishta kanë arritur thellësi të reja të vetë parodisë perëndimore...shtetet të cilët lançuan aktin e paprovokuar të agresionit më të madh në historinë moderne mbi një pretekst të trumpetuar—kundër Irakut, një luftë e paligjshme e cila tashmë ka vrarë 500,000 njerëz paralel me ndërhyrjen ushtarake në Afganistan, kanë ndryshur me gjakderdhje regjimin në Libi, dhe vrasjen e mijëra njerëzve me sulmet me aeroplanë pa pilotë në Pakistan, Jemen dhe Somali, të gjitha pa autorizimin e KB —pretendimet, rrjedhimisht, [se Putini dhe Rusia është agresive etj.] janë përtej absurditetit...SHBA-ja dhe fuqitë Europiane ka sponsorizuar hapur protestat për të përzënë Viktor Janukoviçin e korruptuar por të zgjedhur, të cilat shkrepën me kundërthenie dëshirën për një marrëveshje me BE-në e llojit “ose të gjitha ose asgjë”, e cila do të përjashtonte bashkëshoqërimin ekonomik të Rusisë në Ukrainë...në vend të Janukoviçit, një qeveri oligarkësh, goma të vjetëruara të Revolucionit Portokalli dhe neofashistë janë instaluar, veprimi i parë i të cilëve ishte të largonin statusin zyrtar të Rusisë, që flitësh nga shumica në pjesë të ndryshme në jug dhe lindje të vendit, ndërkohë që lëvizje u bënë për të ndaluar një parti Komuniste, e cila fitoi 13% të votave në zgjedhjet e fundit...nga një perspektivë afatgjatë, kriza në Ukrainë është produkt e një prishje e stilit Versajist të Bashkimit Sovjetik herët në vitin 1990-të. Si në Jugosllavi, njerëzit që ishin të kënaqur për të qenë një pakicë kombëtare në një njësi të brendshme administrative të një shteti shumë-kombësh — Rusë në Ukrainën Sovjete, Osetianë në Gjeorgjinë Sovjete — ndjeheshin shumë ndryshe kur ato njësi u bënë shtete për të cilët njësitë ndienin besnikëri të vogël. Në rastin e Krimesë, e cila ishte thjesht transferuar te Ukraina nga Nikita Krushçev në vitin 1950-të, është gjithashtu e vërtetë për pakicën ruse. Dhe ndryshe nga ndërmarrjet që u shfaqën në atë kohë, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë zgjeruar që nga ajo kohë në pafundësi NATO-n drejt kufijëve Rusë, duke mishëruar nëntë ish shtete të Paktit të Varshavës dhe tre ish republika Sovjete në të cilat në të vërtetë gjëndet një aleancë ushtarake anti-ruse në Evropë. Marrëveshja Evropiane e cila provokoi krizën Ukraineze përfshinte gjithashtu klauzola për të integruar Ukrainën në strukturën e mbrojtjes së BE-së. Ekspansioni ushtarak perëndimor ndaloi si fillim në vitin 2008 kur shteti klientelist i SHBA-së, Gjeorgjia, sulmoi forcat ruse në territorin e Jugut Osetian të cilat u shtynë jashtë saj. Konflikti i shkurtër por i përgjakshëm sinjalizoi fundin e botës unipolare të Xhorxh Bushit në të cilën perandoria e SHBA-së do të përparojë vullnetin e saj pa vështirësi në çdo kontinent.[4]
[1]How the US can help solve the Ukraine crisis: treat Ukraine like Georgia? The National Interest, Paul J. Saunders, August 28, 2015.
[2]Shih po këtu, Miti i zhvillimit ekonomik në Eurozonë-NAFTA dhe pushtimi i popujve.
[3]In Taking Crimea, Putin Gains a Sea of Fuel Reserves, N. Y. Times, MAY 17, 2014.
[4]The clash in Crimea is the fruit of western expansion, Seumas Milne, The Guardian, 5 March 2014.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 724 reads



