...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Modelet e reja të 'iPhone X', 'Apple TV 4K' dhe 'Apple Watch 3'

Në një event që zgjati rreth dy orë, Apple prezantoi javën e kaluar tre iPhone të rinj, televizorin e ri, një orë inteligjente, si dhe nisma të tjetra të kompanisë.

Monitor

19/09/2017 - 19:51

12 shtatori ishte një datë e shumëpritur nga njerëzit në të gjithë botën dhe vëmendja u përqendrua te fjalimi i Tim Cook, CEO i kompanisë Apple, i cili përkoi me 10-vjetorin e daljes në treg të telefonit të parë Apple.

Njihuni më poshtë me karakteristikat e secilës pajisje…

 

Apple watch 3

Apple Watch 3, një orë me zemër të re teknologjike

Pas iPhone 8 dhe iPhone X, protagonisti më i shumëpritur i kompanisë me bazë në Cupertino ishte Apple Watch 3.

Në skenën e Steve Jobs Theatre, Apple prezantoi një pajisje identike në dukje me atë të mëparshme, e cila fsheh në brendësi një zemër teknologjike, e gjitha e re. Ora e re karakterizohet nga procesorë të rinj, një bateri më e fuqishme e cila garanton një ditë autonomi, si dhe mundësinë për të kryer telefonata, pa qenë e nevojshme të sinkronizohet Apple Watch me iPhone.

Apple Watch 3, karakteristikat teknike

Apple Watch 3 ka procesor SoC, 70% më i fuqishëm se procesori i vjetër dhe 50% më eficient nga pikëpamja energjetike. Këtij i shtohet qarku W2, në gjendje të integrojë si ndërlidhjen Bluetooth, si atë Wi-Fi. Detyra e W2 është të reduktojë më tej konsumin, duke rritur në të njëjtën kohë shpejtësinë e lidhjes dhe transferimin e të dhënave.

Risia e vërtetë është moduli eSim, që ju mundëson “të ndani” numrin e telefonit me iPhone dhe të merrni telefonata dhe të lundroni në internet, duke mos qenë e nevojshme që të jeni të sinkronizuar me smartphone. Falë eSim, Apple Watch bëhet më në fund një pajisje autonome, që mund të përdoret në çdo rast.

Apple Watch 3, me sistem operativ watchOS 4

Bashkë me orën inteligjente, vjen natyrisht edhe watchOS 4, versioni i ri i sistemit operativ për pajisjet wearable.

Zhvilluesit e Apple kanë krijuar një version tërësisht të rinovuar të aplikacionit Workout. Falë sensorit të ri kardiak, ju do të keni të dhëna më të sakta për rrahjet e zemrës, me mundësinë për të analizuar progresin dhe për të vendosur alarme në raste anomalish.

Aplikacioni i ri Apple Music tek Apple Watch 3

Edhe aplikacioni Apple Music është tërësisht i rinovuar. Tani është më e lehtë të përdorësh shërbimin streaming muzikor, që falë një asistenti personal Siri më inteligjent mund të zgjidhni këngët thjesht me një komandë zanore.

Apple Watch 3, çmimi dhe data e daljes në treg

Apple Watch 3 do të jetë i disponueshëm duke nisur nga 22 shtatori. Versioni pa modulin eSim kushton 329 dollarë, kurse ai me modulin eSim, 399 dollarë.

 

Apple-tv-4k

Apple TV 4K sjell në shtëpi magjinë e kinemasë me 4K dhe HDR

Një ndër pajisjet e prezantuara gjatë eventit të Apple ishte edhe Apple TV 4K, set-top-box (dekoderi) që lidhet me televizorin dhe e shndërron në një pajisje inteligjente. Siç mund të kuptohet, një ndër karakteristikat më interesante të set-top-box është suporti me rezolucion 4Kdhe teknologjinë HDR (High Dynamic Range) që përmirëson cilësinë e imazhit.

Që të mund të shfrytëzoni në maksimum kapacitetin e televizorit Apple TV 4K ju duhet të keni një televizor që suporton këtë rezolucion dhe HDR. Duke lidhur Apple TV 4K me televizorin, ju mund të përdorni të gjithë aplikacionet e pranishme të App Store, por të komunikoni edhe me asistentin personal Siri, që e bën më të thjeshtë zgjedhjen e programit që do të shihni.

Apple e ka revolucionarizuar tërësisht dekoderin e saj. Jo vetëm ka integruar suportin 4K e HDR, por në të gjendet edhe i njëjti procesor i pranishëm tek iPad Pro: A10X Fusion Tri-Core.

Krahasuar me versionin e mëparshëm të Apple TV, bëhet fjalë për një set-top-box me një fuqi të dyfishuar dhe me performancë grafike katër herë më të madhe. Procesori A10X Fusion mbështetet nga 3GB RAM

Apple bëri të ditur se filmat dhe seritë televizive me rezolucion 4K HDR do të kenë të njëjtin çmim me ato me rezolucion FullHD.

Të kontrollosh televizorin nëpërmjet Siri

Me sistemin e ri operativ tvOS 4.0, Siri bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në jetën e njerëzve. Nëpërmjet asistentit personal, ju mund të zgjidhni se cilin program dëshironi të shikoni nëpërmjet komandave zanore. Në fund të vitit, Apple do të përfshijë edhe funksione kushtuar ekskluzivisht programeve sportive,të cilat në fillim do të jenë të disponueshme vetëm për tregun amerikan.

Ju mund të shihni fotot apo video në iPhone-n tuaj në Apple TV 4K, falë AirPlay.

Çmimi dhe data e daljes në treg të Apple TV 4K

Apple TV 4K mund ta porosisni online duke filluar nga 15 shtatori dhe do të dalë në treg më 22 shtator. Në fillim do të jetë i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në 21 shtete. Për modelin 32 GB, çmimi do të jetë 199 euro, ndërsa versioni 64 GB do të kushtojë 219 euro. Apple do të nxjerrë në shitje edhe një model të Apple TV të gjeneratës së katërt, por pa suportin 4K.

 

iPhone x

iPhone X, “e ardhmja e smartphone” është këtu

Apple Park ishte vendi ideal për të prezantuar iPhone X, smartphone-n e ri të kompanisë Apple pa korniza. iPhone X është i ri në çdo element: procesor më i fuqishëm se ai i iPhone 7, dy fotokamera në pjesën e pasme e mbi të gjitha ekran OLED, 5,8 inç.Por iPhone X u shoqërua nga iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Falë procesorit A 11 Bionic, ka ndryshuar i gjithë dizajni i iPhone dhe janë përmirësuar shumë funksione. Siç është thënë kohë më parë, iPhone X do të jetë tërësisht pa korniza dhe nuk do të ketë më butonin Home. Ekrani do të jetë OLED, me praninë e modalitetit True Tone dhe rezolucion 1.125×2.436 piksel

RISI TË TJERA

Sfondet

Ndër seritë e wallpaper të disponueshme për iOS 11, është edhe wallpaper historik që paraqet Tokën nga hapësira.

Disa nga funksionet e reja

Ndër karakteristikat e iPhone X është edhe modaliteti Portrait Lightning, që shfrytëzon sensorin e dyfishtë në fotokamerën e pasme. Këtij funksioni i shtohen edhe efekte të tjera si Contour Light, Natural Light, Stage Light, Stage Light Mono dhe Studio Light. Një tjetër funksion është SOS – duke shtypur njëkohësisht butonin e volumit të zërit dhe butonin Poëer do t’ju mundësojë të kërkoni ndihmë në situata emergente.

Zhbllokimi nëpërmjet njohjes së fytyrës

Një funksion i rëndësishëm është ai që ju lejon të zhbllokoni iPhone nëpërmjet njohjes së fytyrës. Ai quhet Face ID dhe do të zëvendësojë plotësisht Touch ID. Ky funksion mund të përdoret si një sistem për pagesa nëpërmjet Apple Pay.

Nga emoji tek animoji

Falë sensorëve të njohjes së fytyrës, Apple përfshin në telefonin e ri animoji, apo emoji të animuara, në brendësi të iMessage. Telefoni i ri është në gjendje të kuptojë shprehinë e fytyrës së personit dhe do ta shfaqë në një animim, duke krijuar një pasqyrim të gjendjes shpirtërore.

Sistemi operativ iOS 11

Me sistemin e ri operativ iOS 11, Apple ua bën jetën më të vështirë hacker-ave dhe njerëzve dashakeq. Me këtë sistem do të jetë shumë e ndërlikuar të vjedhësh informacionet e një përdoruesi dhe ai të mos jetë në dijeni. Kjo nuk është një hipotezë, por janë deklarata të dhëna nga kërkues të sigurisë informatike që kanë testuar më parë sistemin e ri operativ të iPhone X.

Spikat modifikimi i funksionit për zhbllokimin e iPhone të vjedhur apo të humbur. Me iOS 11 nuk mjafton vetëm kodi me gjashtë shifra që njeh pajisjen, që ai të hapet. Tek iOS 11 gjejmë edhe funksione në gjendje të identifikojnë dhe të eliminojnë viruset si stalkerware.

Sektori fotografik

Sa i përket sektorit fotografik, ka ndryshuar tërësisht. Në pjesën e pasme ndodhen dy fotokamera, 12 megapiksel, njëra me sensor me hapje të fokusit 1.8, ndërsa tjetra me hapje të fokusit 2.4. Të dy fotokamerat kanë stabilizator optik dhe janë të vendosura vertikalisht për të përmirësuar aplikacionet për realitetin virtual. Ndërsa në pjesën e parme gjenden dy kamera 7 megapiksel.

Falë procesorit të ri A 11 Bionic, ju mund të regjistroni video në 4K në 60fps dhe të filmoni në 1080p me 240 frame për sekondë. Ata që janë të pasionuar pas videove do të kënaqen shumë duke realizuar video të veçanta.

Çmimi dhe data e daljes në treg

iPhone X, versioni 64GB do të kushtojë 1189 euro, ndërsa modeli 256GB do të kushtojë 1359 euro. iPhone do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pas datës 19 shtator.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA