Lufta financiare mes Francës dhe Britanisë
SHJ
16/12/2016 - 12:45
Kur populli britanik votoi daljen nga eurozona — një luftë financiare kishte filluar mes Francës dhe Britanisë. Këta të fundit kur ishin në eurozonë nuk besonin se Franca do ta fitonte këtë luftë. Bëhet fjalë për kliringun e derivativëve të denominuar në euro. Në Londër kryhet rreth 70 për qind e kliringut në fjalë. Domethënë, aty gjenden zyrat qendrore që i përdorin bankat për të paguar borxhet e njëri-tjetrit dhe të këmbejnë çeqet, ku administrohen rreziqet e kreditit në rast se njëra palë në një marrëveshje këmbimore falimenton...ndërsa Parisi kryen vetëm 11 për qind (2013).
Londra, në të vërtetë, është bërë qendra botërore e gjithë kliringjeve të të gjithë tipeve të derivativëve të denominuar në devizë, falë kryesisht pranimit të gjerë të ligjit Anglez. Në botën e kliringut euro-ja është një devizë mes shumë të tjerash, duke përfshirë dollarin amerikan, jenin japonez dhe slotin polak. Jeni, euro dhe stërlina klirngohen në SHBA. Bursa gjermane Eurex përdor kontrata lidhur me të ardhmen gildesh (investime që konsiderohen shumë të sigurtë sepse investohen nga qeveria) e Britanisë dhe stërlinën. Thuajse gjithë qeveritë rreth botës janë mjaft të kënaqura me idenë për të patur instrumenta për të denominuar në devizë të tragëtur dhe kliringuar jashtë kufijëve të tyre administrativ — me shumë investitorë që përdorin zyrat e rregullura mirë në Londër.
Mirëpo, zyrtarët francezë po shtyjnë kufizimet mbi kliringin e euros për t’u përfshirë në propozimet e planifikuar këtë pranverë —pak pas deklaratës së Britanisë se ajo do të përdorte Artikullin 50 për të filluar procesin e daljes. Domethënë, nuk do të lejohet kliringu i euros jashtë eurozonës. Londra, ndërkohë, është qendra më e madhe botërore e kliringut të euro-derivativëve, duke qarkulluar tre të katërtat e gjithë transaksioneve, me një vlerë ditore prej 573 miliard dollarë. FT
Si rezultat, këto shuma do të shkojnë Paris dhe do ta kthejnë atë qendrën më të madhe europiane të euro-kliringut duke lënë qendrat e tjera, Londrën dhe Nju Jorkun, një qendër tjetër ky i fundit, për kliringun e bankave, të veprojnë si të duan...

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 26 reads



