Si e ndihmoi qeveria ruse ndërmarrjen shtetërore Rosneft?
SHJ
03/01/2017 - 14:07
Përgjatë luftës së shpallur ekonomike të perëndimit kundrejt Rusisë është dëftues fakti se si qeveria ruse —megjithëse me padije në politika monetare— ndihmoi në shpëtimin e ndërmarrjes së saj shtetërore, Rosneft, duke përdorur pjesërisht politika monetare dhe pjesërisht taktika institucionale. Sigurisht, ndryshe nga elitat perëndimore, të cilat, ndërsa nuk luftohen ekonomikisht nga asnjë bllok ekonomik...në vend të shpëtojnë ndonjë ndërmarrje publike, duke kuptuar “ngërçet” e tyre dhe ndryshuar koncept administrimi, shpëtojnë bankat private dhe institucione të tjerë financiarë me kursimet e popullit! Dhe ja se si veproi qeveria ruse në fjalët e Financial Times:
Ndërsa viti 2014-të ishte drejt fundit, Rosneft, ndërmarrja shtetërore e Rusisë, u përballë me një gjendje tejet serioze: çmimi i naftës ra, rubla u zhvlerësua shpejt dhe sanksionet perëndimore e lanë ndërmarrjen me asnjë rrugë të qartë për të rifinancuar debitin e saj prej 18 miliard dollarë i cili do të maturohësh për pak javë. Me pak hapësirë për manovrim, Rosneft vendosi në lëvizje një ndër proceset më të guximshëm në historinë e saj të shkurtër kapitaliste që thuajse e rrënoi ekonominë në procesin e saj: ndërmarrja emetoi qetësisht bonde në vlerën 625 miliard rubla në një ndërmjetësues të pa-emëruar, i cili me rradhë i përdori ato si kolateral për të siguruar hua të kundërta “repo” —ujdi për të blerë aksione për t’i shitur huatë më vonë në një çmim më të lartë— nga banka qendrore ruse. Ndërmjetësuesi i kaloi ato më vonë në dollarë për Rosneftin, duke e lejuar atë të rriste kapitalin në afat-shkurtër...shkalla e plotë e tregut u bë e qartë vitin e kaluar kur Otkritie, një bankë private ruse, zbuloi se ajo kishte vazhduar të tërhiqte nga banka qendrore dollarë amerikanë përmes huave “repo” duke i përdorur ato për blerjen e debitit sovran të qeverisë ruse prej 831 miliard rubla — 74 për qind të emetimit të eurobondit: 2030 vendor. Në të vërtetë, Otkritie ndihmoi Rosneftin dhe padashje dobësoi rublën dhe, më pas bëri një bast edhe më të madh se Rusia nuk do të falimentonte. Me koston e fondeve të huave “repo” prej 2.5 për qind dhe kuponin e eurobondit prej 7.5 për qind, Otkritie fitoi miliarda me diferencën. Në një këmbim (transaksion) të vetëm, ajo dyfishoi pasuritë e saj (asetet), duke u bërë banka private më e madhe ruse thuajse brenda një nate...[1]
Sigurisht, gazeta në fjalë, këtë përpjekje nuk e shikon nga këndveshtrimi i qeverisë ruse: se ajo kërkonte të shpëtonte ndërmarrjen e saj shtetërore të naftës pavarësisht se efekti anësor i këtij procesi ndihmoi në krijimin e bankës private më të madhe në vend. Por nga këndvështrimi se qeveria ruse krijoi “oligarkinë bankare” duke shpërnjohur faktin se perëndimi ka më shumë dy shekuj që sundohet nga e njëjta oligarki! Me të vetmin ndryshim se “oligarkia bankare” ruse dominohet dhe diktohet nga pushteti politik i Kremlinit. Ndërsa “oligarkia bankare” e perëndimit dikton politikat e pushtetit politik të elitave politike...
[1]Russia: Inside the private bank backed by the state, FT, 03 January 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 205 reads



