Marin Mema tregoi gjysmë të vërteta për varrezat greke në Shqipëri (Përmet)
Gazetari Marin Mema tregoi edhe një herë gjysmë të vërteta lidhur me varrezat greke në Shqipëri
SHJ
05/06/2021 - 21:33
Ai përmendi nga fundi i “dokumentarit” të radhës për Top Channel nënshtrimin e qeverive tona ndaj Athinës por nuk përmendi arsyet ose shkaqet e nënshtrimit, të cilët janë të natyrës sistemike, dhe të cilët i tregon në një studim të plotë Ylli Përmeti:
Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë
Mostregimi i shkaqeve në një çështje të tillë tregon edhe një herë se gazetari i nënshtrohet diktatit të televizionit ku punon se ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij: sepse Ylli Përmeti e ka paralajmëruar me disa kritika disa vjet më parë.
Si Marin Mema ushqen iluzione me tregimin e rehabilitimit të kriminelëve të popullit?
Çfarë s’u tregoi “Gjurmë Shqiptare” shqiptarëve për arin e “vjedhur” nga elita marksiste?
Paralelizmi i tij ndërkohë me ngritjen e memoralieve të masakruarve në Përmet nga andartët grekë, për të cilët autoritetet tona bëjnë “sikur” por nuk lejojnë të ngrihen, është i drejtë por sërish nuk tregon arsyet se pse qeveritë tona plotësojnë dëshirat e qeverisë greke duke shkaktuar një tjetër krim kombëtar.
Qoftë edhe kur përmend barbaritë greke në Përmet të vitit 1914, nuk përmend gjithë të vërtetën: sepse masakrat e tyre u shtrinë në më shumë fshatra dhe u nxitën nga një qëndresë heroike e popullit të Përmetit. Për këtë fakt do të publikojmë së shpejti një studim.
Ai, për më shumë, e quan veprimin e qeverisë ‘skandal’! Por është e qartë se bëhet fjalë për krim shtetëror me karakter kombëtar. Për më shumë, shtypni mbi titullin që vijon:
Skandal/ Projekti i fshehtë i varrezave GREKE në SHQIPËRI - Gjurmë Shqiptare
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 719 reads



