Miti i ‘ndarjes’ së fesë nga shteti modern dhe ofensiva greke në Shqipëri
Athina zyrtare ka vite që propagandon ‘ndajen’ e fesë nga shteti. Mundohet të na bindë se politikat e qeverive në Athinë nuk ndikohen nga feja! Qeveria e “SYRIZA”-s po mundohet të krijojë një lloj tymnaje me fenë.
SHJ
21/10/2017 - 08:22
Athina zyrtare ka vite që propagandon ‘ndajen’ e fesë nga shteti. Mundohet të na bindë se politikat e qeverive në Athinë nuk ndikohen nga feja! Qeveria e “SYRIZA”-s po mundohet të krijojë një lloj tymnaje me fenë. Por feja nuk mund të ‘ndahet’ nga shteti dhe politika përsa kohë që ajo institucionalizon dhe mishëron “etikën” e saj qoftë përmes arsimit qoftë përmes festave fetare dhe kulteve. Përmes arsimit, ajo tregon përmbajtjen e fesë te fëmijët; përmes festave shtetërore, ajo përsërit ritet fetare dhe mishëron “etikën” e saj; dhe përmes kulteve ajo përsërit formën e saj. Feja, në fjalë të tjera, është e kudondodhshme dhe e përsërit veten në të gjithë nivelet e njeriut: në sy, vesh dhe nuhatje (shqisa), mendje dhe shpirt. Përsëritja e saj është një strategji që i ka fillesat e saj në Perandorinë Bizantine dhe Romake. Në të gjithë këta procese shteti modern kontribuon vendimtarisht qoftë përmes politikës qoftë përmes ekonomisë.
Për të njëjtën arsye, Athina zyrtare ka koordinuar të gjithë mekanizmat e saj (ekonomik, fetar dhe politik) për të asimiluar popullin shqiptar edhe në Shqipëri. Për ta realizuar këtë objektiv ajo shfrytëzon orientimin tonë për t’u integruar në Rendin e Ri Botëror (RRB) të Globalizmit Neoliberal (G/N) dhe BE: sepse përmes orientimit në fjalë — domethënë, përmes borxheve dhe investimeve të huaja dhe politikave konçesionare— ne pretendojmë të zhvillojmë ekonominë tonë. Ky është një mekanizëm “zhvillimor” dhe sistemik që imponohet mbi të gjithë vendet e integruar në G/N qoftë dhe mbi Greqinë. Por Shqipëria, ndryshe nga Greqia, nuk mund të japë borxhe dhe të investojë jashtë vendit në përqindjen e saj: sepse në kohën kur ra rendi social-ekonomik i socializmit, në Shqipëri nuk ishin zhvilluar banka zhvillimore private dhe ndërmarrje kapitaliste. As ishin hartuar dhe krijuar fonde “borxhesh” për vende të tjerë, si në Greqi: sepse Greqia në kohën statiste zhvilloi një rend tjetër social-ekonomik: social-demokracinë, ku bankat private dhe ndërmarrjet kapitaliste hodhën themelet dhe oligarkët ishin organizuar.
Në kaosin modern në përgjithësi dhe në G/N në veçanti ku pushteti ekonomik parapërcakton politikat dhe sjelljen e popujve, nuk do të ishte e çuditshme që kryetari i PPDNJ-së, Vangjel Dule, të tregojë padije qoftë lidhur me origjinën e tij qoftë lidhur me efektin e politikës së Athinës zyrtare në Shqipëri dhe Greqi. Dulja diskutoi pak vite më parë çështjen e ksenofobisë dhe incidenteve ndëretnike me Artur Zhein, Sabri Godon etj., duke shpërnjohur të gjithë bashkë pikërisht ndryshimet sistemike dhe (dis)avantazhet, vendimtare për vendin tonë! Por ndërsa Dule mund të jetë plotësisht i bindur se është me origjinë greke dhe rrjedhimisht ka çdo arsye të çorientojë opinionin publik për ndryshimet në fjalë, përfaqësuesit tanë (Zheji etj.) nuk kanë asnjë arsye! Përkundrazi, ata duhet të na tregojnë shkaqet e ksenofobisë dhe incidenteve ndëretnike dhe (dis)avantazhet mes nesh në rendin përkatës me qëllim që të ndriçojnë popullin. Edhe më keq paraqitet e vërteta nga Kristo Frashëri, historiani ynë i mirënjohur, kur i ngatërron të gjitha dhe na thotë se ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve![1]
Por siç do të shohim këtu, klasa politike greke, duke shfrytëzuar koniukturën aktuale historike, është riorganizuar për ta minuar të ardhmen e Shqipërisë. Përpjekja është sistematike dhe duket qartë edhe nga deklaratat e përfaqësuesve seriozë të popullit grekë. Ish-presidenti grek, Kostas Stefanopulos, për shembull, pohoi se Korça është greke![2] Ndërsa presidenti aktual, Pavlopulos, dhe ministria e jashtme greke nën qeverinë “SYRIZA”, kanë intesifikuar ndërhyjet në politikën e brendshme: një herë për politikat e rikonceptimit të qendrave urbane në Himarë, përmes së cilës kurthoi partinë “socialiste” duke iu përgjigjur ndërhyrjeve të saj dhe duke nënkuptuar se Himara ka minoritet; një herë kur dënoi gurët e sheshit “Skënderbej” që kishin ardhur nga Filati, fshat çam, si veprim “irredentist”; dhe një herë duke i vendosur katër kushte Shqipërisë për integrimin! Por jo vetëm që Korça nuk është greke, dhe minoritarët grekë në Shqipëri nuk janë të tillë, nëse gjykojmë nga zhvillimi historik i shteteve modernë, por tërësia territoriale e Greqisë moderne, nuk është greke, nëse konsiderojmë origjinën e popullit grek. As edhe gjuha greke nuk mund të konsiderohet kryekëput greke: sepse ajo bart karakteristika dhe vlera nga shumë gjuhë dhe popuj. Shkurt, populli grek, falë bujarisë së popullit indigjen në Jug të Greqisë, zhvilloi vendbanimet e tij, dhe falë zhvillimeve demokratike në dy brigjet e detit Egje, u zhvillua Athina klasike: ajo lulëzoi falë zhvillimit të principeve demokratike dhe shkencave. Dhe ishin këto principe dhe shkenca që krijuan kushtet për asimilimin paralel të popujve indigjenë. Më vonë ajo u pushtua nga Perandoria Bizantine, Romake dhe Otomane dhe, pas rënies së kësaj të fundit, filloi të krijonte shtetin modern grek dhe adoptoi –krahas “etikës” kristiane— vlera folklorike me origjinë indigjene (Çamëria). Si e tillë, kultura e saj është sa indigjene aq edhe huaj. Por le t’i shqyrtojmë një e nga një këto çështje.
Shkeputur nga studimi:
Pellazgët, grekët dhe ilirët/shqiptarët: cila është lidhja mes tyre?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 112 reads



