...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Tronditja e madhe e ekonomisë turke

SHJ

13/01/2017 - 19:10

Pas puçit ushtarak lira turke u zhvlerësua brenda pak orësh. Ajo u zhlerësua edhe një herë për shkak të deklaratës së kryeministrit turk se kushtetuta e re do të forcojë edhe më shumë pushtetin e presidentit. Për të njëjtën arsye, Erdogani i bëri thirrje popullit të këmbejë dollarët dhe eurot me lira turke, dhe institucioneve, të mbështesin devizën turke duke transferuar asetet e tyre nga devizat e huaja në lira dhe ar. Njëkohësisht, Turqia do të braktisë tregëtinë duke përdorur dollarë dhe euro. Në vend të këtyre, do të përdorë juanin dhe rublën meqënse Kina dhe Rusia janë partnerët e saj kryesorë. Pastaj vjen Gjermania. Ajo deklaroi, gjithashtu, se do të tregëtojë me Iranin në rials. Këto hapa tregojnë qartë se Turqia po lëvizë për herë dhe më shumë drejt Unionit Euroaziatik.

Por spastrimi i administratës publike nga mbështetësit e Gylenit dhe terrorizmi ka krijuar një klimë frike për investitorët dhe i ka lënë bizenset të paralizuara nga pasiguria. Në të vërtetë, pa grushtit Erdogani kishte një plan: të mbante bashkë ekonominë ndërsa do të kapte kushtetutën dhe pastaj do të përdorte qendrueshmërinë politike të premtuar me një rrogoz mirëpritës për investitorët. Por lira shkriu: pas rënies prej 12 për qind në dy javë tregëtare të vitit 2017-të, deviza, më shumë se çdo aspekt tjetër ekonomik, ekspozoi dobësitë më të mëdha të ekonomisë turke — narkotizimin e saj me importet dhe mbështetjen e saj në pará të huaja në kohën e pasigurive tejet të mëdha. Qeveria fajësoi spekulatorët e devizave dhe agjencitë e vlerësimit për shqetësimin.

Paniku i shkrepur nga efekti anësor i devizës së zgërlaqur përkeqësoi zymtësinë e sjellë nga spastrimi që duket se kurrë nuk do të mbarojë dhe që ka hyrë thuajse në çdo sektor të shoqërisë. Për bizeneset, rreziku më i madh është i padeklaruari — se ortakët e tyre sot mund të burgosen nesër, furnizuesit e tyre mund të mbyllen, bankierët e tyre mund të denigrohen dhe ekzekutivët e tyre të burgosen. Qindra biznesmenë janë rrethuar dhe 10 miliard dollarë në asete nga më shumë se 600 ndërmarrje janë konfiskuar. Për nënpunësit e qeverisë, dhjetra mijëra e të cilëve janë paraburgosur ose pushuar nga puna, lëshimi i lejeve ose miratimi i tenderave bart të njëjtët rreziqe — pasiguria lidhur me padijen se nëse aplikanti yt ka lidhje gyleniste, ose do të akuzohet së shpejti për të qenë i tillë. Atmosfera në komunitetin e biznesit është përpirë në ankth dhe frikë.

Tërmeti ka mbuluar me re realizimet e fundit të Turqisë: hapjen e tunelit euroziatik prej 1.3 miliard dollarë, i cili kalon poshtë Bosforit dhe kështu, tuneli euroaziatik nuk përbën ngjarje, dhe as diskutohen ndikimet në buxhet për një investim tejet të madh infrastrukturor. Pasiguria ndjehet përgjatë sektorit korporativ. Ngjarjet po ndryshojnë aq shpejtë, dhe me aq paparashikueshmëri saqë komuniteti më mirë pret për t’u qetësuar pluhuri se sa lëviz. Dhe ndërsa lira rrokulliset, mospërputhja mes huave të denominuara në deviza të huaja që zotërohet nga korporatat turke dhe asetet e tyre, është zgjeruar në 213 miliard dollarë. Dridhja ka goditur tashmë prodhimin ekonomik — rritja u tkurr me 1.8 për qind në çerekun e tretë të vitit të kaluar. Tashmë ekonomistët shqetësohen se Turqinë do ta përfshijë një amulli ekonomike.[1]    



[1]Lira’s fall imperils Erdogan’s grand designs in Turkey, FT, 13 January 2017.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA