Maqedonët dhe grekët modernë nuk janë autoktonë – studim gjenetik
“Maqedonët” kanë përkatësi mesdhetare (jo autoktone) ndërsa grekët kanë ngjashmëri gjenetike me etiopianët
Ylli Përmeti
20/05/2026 - 08:58
Studimi i botuar rreth 20 vite më parë lidhur me përkatësinë gjenetike të “maqedonëve” dhe grekëve modernë, tregon se “maqedonët” kanë përkatësi mesdhetare (jo autoktone) ndërsa “hedh në erë” tezën mbizotëruese greke se ata janë autoktonë, duke treguar ngjashmëri gjenetike me etiopianët. Studimi del në disa përfundime që kanë nxitur kureshtje. Sipas autorëve, “maqedonasit i përkasin “nënshtresës” më të vjetër mesdhetare, si iberikët (përfshirë baskët), afrikanoveriorët, italianët, francezët, kretasit, hebrenjtë, libanezët, turqit (anadollakët), armenët dhe iranianët; maqedonasit nuk janë të lidhur me grekët gjeografikisht, të cilët nuk i përkasin “nënshtresës” më të vjetër mesdhetare; grekët rezultojnë të kenë një afërsi të rëndësishme me popullsitë subsahariane (etiopiane), e cila i ndan ata nga grupet e tjera mesdhetare”.
Një nga pjesët më të forta të kërkimit është pretendimi se popullsia greke moderne paraqet lidhje gjenetike më të afërta me popullsi të Afrikës nën-Sahariane, veçanërisht me etiopianët, sesa me grupet e tjera mesdhetare. Në fjalët e studimit: “largësitë gjenetike nxorën lidhje më të afërta midis grekëve dhe grupeve etiopiane/nën-sahariane sesa me çdo grup tjetër mesdhetar, ndërsa në analizat krahasuese dhe skemat e grupimit, grekët u renditën së bashku me popullsitë etiopiane/nën-sahariane. Periudha kur mund të kenë ndodhur këto lidhje quhet e lashtë, por mbetet e paqartë dhe mund të lidhet me zhvendosjen e popullsive egjiptiano-etiopiane që jetonin në Egjiptin faraonik.”
Megjithatë, studimi bazohet në metoda të vjetra të gjenetikës së popullsive dhe jo në teknikat e fundit të ADN-së së lashtë dhe analizës së plotë gjenomike që përdoren sot në arkeogjenetikë. Sidoqoftë, parë nga një këndvështrim i përgjithshëm, del se “maqedonasit” modernë i përkasin një grupimi më të gjerë “mesdhetar” por pa treguar ndonjë vazhdimësi gjenetike me popullin e vjetër maqedon (për këtë lloj pretendimi nevojiten studime të mëtejshme), ndërsa shqiptarët tregojnë, sipas një studimi tjetër të botuar në Nature, vazhdimësi të fortë paleo-ballkanike dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me popullsi të Ballkanit Perëndimor që nga epoka e bronzit dhe hekurit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 42 reads



