...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkaqet e sklerozës (ngurtësores) dhe masat e (para)ndalimit

Skleroza lidhet drejtpërdrejt me “gjendjen” e mikrobiotës, sepse siç kam treguar dhe në studimin tim lidhur me sëmundje të tjera, ajo luan rol vendimtar

Ylli Përmeti

22/07/2025 - 18:45

Studimet mbi pacientët me sklerozë ose “sklerozë të shumëfishtë” tregojnë se shkaqet e sëmundjes nuk kuptohen nga mjekët. Përgjithësisht pacientët ndahen në dy kategori kryesore: në pacientë me simtoma që shfaqen para moshës 18 vjeç dhe pas moshës 50 vjeç. Sëmundja nuk ka përqindje të lartë krahasuar me sëmundje të tjera por është në rritje tre dekadat e fundit dhe prek më shumë femrat se sa meshkujt. Në nivel botëror jetojnë 1.89 milion njerëz me sklerozë ose 23.9 raste në 100,000 njerëz. Amerika veriore dhe Evropa perëndimore shënon numrin më të lartë, me parashikime për rritje të mëtejshme.  Shqipëria nuk përfshihet në vendet me raste të larta por sidoqoftë ato janë në rritje pavarësisht se mungojnë studimet dhe asnjë përpjekje s`është bërë —as nga qeveritë e as nga mjekët— për të kuptuar shkaqet dhe të parandalohet. Përkundrazi, qeveria përdor “protokollet ndërkombëtare për diagnostikimin dhe trajtimin” dhe të sëmurët vuajnë mungesën e barnave,  që nuk e shërojnë njeriun por të paktën zbusin disa simptoma.

Fjala greke “sklerozë” është shënuar në vitin 1766 si pjesë e fjalëve mjekësore dhe mund të shqipërohet si “ngurtësim” i trurit ose “ngurtësim jonormal i indeve të trurit”. Por ajo përfshin gjithë trupin dhe jo vetëm trurin. Si e tillë, në shqip si sëmundje mund të quhet “ngurtësore” dhe të përdoret si e tillë krahas fjalës greke “sklerozë”. Ngurtësorja është “një sëmundje kronike, tipike përparimtare që përfshin dëmtimin e mbështjellësve të qelizave nervore në tru dhe palcën kurrizore, simptomat e të cilës mund të përfshijnë mpirje, dëmtim të të folurit dhe të bashkërendimit muskulor, shikim të paqartë dhe lodhje të rëndë”, sipas fjalorit të Oksfordit. Por simtoma krysore është humbja e kujtesës dhe humbja e peshës trupore me një shpejtësi që mund të karahasohet me disa tipe kanceri.

Sëmundja nuk është e përhershme por në varësi të gjendjes se njeriut dhe ushqimit, ajo mund të çojë në alzheimer dhe “çmenduri” siç njihet në popullin tonë fjala latine “demencë”. Një studim, i cili studoi marrëdhënien ndër-seksionale midis fenotipit të sëmundjes dhe citokineve dhe kemokinave që rregullojnë imunitetin në lëngun cerebrospinal, vërtetoi (edhe një herë) se pacientët që vuajnë nga skleroza kanë mungesë të “lëngut” përkatës, që ushqen si shtyllën kurrizore ashtu dhe trurin. Studimi tregon, gjithashtu, disa “bioshenjues” të proteinave inflamatore, të cilat mund të përdoren për të parashikuar shfaqjen e sëmundjes. Bazuar në këto shkaqe, janë zhvilluar disa “qasje” që përmirësojnë kuptimin e gjendjes. 

Një studim tjetër e sheh sklerozën nga këndvështrimi` mikrobiomës ndërsa nuk përjashton rëndësinë e më shumë se 200 varianteve të ADN-së, të duhanit, mungesën e vitaminës D, mbipeshën dhe infeksionin me virusin Epstein-Barr. Ai përqendrohet te bakteret e mikrobiotës së zorrës së hollë në përgjithësi dhe ilealit në veçanti ose fundit së zorrës së hollë, dhe tregon jo vetëm ndryshimet e mikrobiotës si shkak i shfaqjes së sklerozës por dhe dy baktere të quajtur Eisenbergiella tayi dhe Lachnoclostridium, që të gjithë bashkë rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes, sidomos tek femrat. Në fjalët e studimit: “mikrobiota ileale e njeriut fsheh specie patogjene që shkaktojnë sëmundje dhe implikojnë dy anëtarë të familjes [së baktereve] Lachnospiraceae si mundësisht përgjegjës për një ndodhi (incidence) në rritje të sklerozës”.  

Megjithëse studimi nuk e sheh mikrobiotën të lidhur me gjendjen mbrojtëse të njeriut, ose “sistemin imunitar” siç njihet përgjithësisht, është e qartë se skleroza lidhet drejtpërdrejt me “gjendjen” në fjalë, sepse mikrobiota, siç kam treguar dhe në studimin tim lidhur me sëmundje të tjera, luan rol vendimtar në “gjendjen” përkatëse dhe si pasojë, skleroza mund të parandalohet nëse ne përqendrohemi te mikrobiota e organeve tretëse dhe mësojmë si të mbajmë të gjallë sistemin mbrojtës (imunitar), sepse sëmundja përkatëse karakterizohet nga sulmi` qelizave të sëmura kundër qelizave të shëndetshme, si në rastin e kancerit, të cilat, në varësi të gjendjes mbrojtëse të njeriut, fitojnë kundër qelizave të shëndetshme dhe bashkë me to “tresin” apo/ose “hanë” trupin e njeriut deri ne vdekje.       

Një studim tjetër niset nga sulmi` sistemit mbrojtës ndaj yndyrave mbrojtese rreth nervave në tru dhe palcë kurrizore. Humbja e këtyre mbështjellësve të mielinës ngadalëson sinjalet elektrike që kalojnë përgjatë nervave ose i ndalon ato të kalojnë plotësisht. Simptomat e para kanë prirje të jenë ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, humbje e ekuilibrit dhe probleme me shikimin, por për shkak se sëmundje të tjera shkaktojnë probleme të ngjashme, një diagnozë përfundimtare mund të kërkojë kohë. Shumë pacientë fillojnë me sklerozë të përsëritur, ku simptomat vijnë dhe zhduken ndërsa mbështjellësit e mielinës rreth nervave të tyre dëmtohen, riparohen dhe dëmtohen përsëri. Të tjerët kanë një formë përparimtare në të cilën trupi nuk mund ta riparojë më mielinën e dëmtuar dhe qelizat nervore vdesin vazhdimisht. Kjo çon në paaftësi përparimtare dhe simptoma të tilla si dridhje, probleme me të folurit, ngurtësi muskulore dhe spazma. Me kalimin e kohës, pacientët mund të kenë nevojë për një ndihmë për ecje ose karrocë me rrota.

Në dekadën e kaluar, shkencëtarët zbuluan se një antihistaminë e quajtur klemastinë kishte gjasa të rigjallëronte mekanizmat e riparimit të mielinës në trup dhe të parandalonte dëmtimin përparimtar të nervave. Por fuqia e tij është e paqartë. Studimi ReBuild në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, zbuloi se ndërsa klemastina përmirësoi funksionin e nervave, efekti ishte shumë i vogël. Studimi u ndërtua mbi kërkime të mëtejshme që treguan se metformina, një ilaç për diabetin, mund të rriste efektin e klemastinës. Studimi i Kembrixhit rekrutoi 70 persona me sklerozë të rikthyeshme. Gjysma morën klemastinë dhe metforminë dhe gjysma mori një placebo për gjashtë muaj. Për të vlerësuar efektin në nerva, studiuesit matën se sa shpejt sinjalet elektrike përhapeshin midis syve dhe trurit. Kjo ishte më e ngadaltë se normale tek pacientët në studim për shkak të dëmtimit të mielinës dhe inflamacionit rreth nervit optik. Ndërsa ilaçet dukeshin se rrisnin funksionin e nervave, nuk pati përmirësim në shikimin ose paaftësinë e pacientëve. Sinjalet elektrike udhëtuan më shpejt tek njerëzit që merrnin ilaçe sesa në placebo, por vetëm me 1.3 milisekonda.

Pse banania është ‘kancerogjene’ dhe si mund ta parandalojmë?

Llojet e ulçerave (plagëve) në stomak dhe shkaqet

Shkencërisht e vërtetuar: lidhja mes vaksinave (antiseptikëve) dhe autizmit dhe nevoja e parandalimit dhe shërimit (3)*

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA