...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arabia Saudite ngre alarmin ajror ndërsa sulmi nga Huthët dendësohet

Drejtoritë lëshojnë paralajmërime në kryeqytet për herë të parë që nga rifillimi i përplasjes nga rebelët jemenas

Financial Times (19 shtator 2026)

20/09/2026 - 14:57

Arabia Saudite ngriti gjatë natës alarmet ajrore në Riad dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa Houthit e mbështetur nga Irani shtuan sulmet me raketa dhe dronë ndaj mbretërisë.

Kjo ishte hera e parë që autoritetet shpallën alarm në kryeqytetin saudit që nga korriku, kur rebelët jemenas rifilluan luftën dhjetëvjeçare me mbretërinë, duke i dhënë fund një armëpushimi katërvjeçar dhe duke hapur një tjetër front në luftën e Lindjes së Mesme.

Pak pas alarmeve u dhanë njoftime se rreziku kishte kaluar. Paralajmërime të ngjashme u lëshuan edhe për Xhedën, qytetin e dytë të Arabisë Saudite, për Janbun, ku ndodhen qendra të rëndësishme të naftës, si dhe për rreth gjashtë qyteteve të tjera.

Banorët e Riadit thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë herët të shtunën dhe se tymi u pa duke u ngritur pranë aeroportit të kryeqytetit. Drejtoritë nuk raportuan dëme, por vala e alarmeve në të gjithë vendin nënvizoi kërcënimin që paraqesin Houthët.

Gjatë 10 ditëve të fundit, rebelët kanë shtuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, ndërsa kanë ndërmarrë një përparim të shpejtë drejt jugut përgjatë bregdetit të Detit të Kuq të Jemenit, për të fuqizuar mbikëqyrjen mbi ngushticën Bab al-Mandeb, një rrugë ujore me rëndësi kritike ndërkombëtare.

Pushtetet saudite thanë se këtë muaj dhjetëra njerëz janë plagosur nga sulmet me raketa dhe dronë të Houthëve ndaj mbretërisë dhe se disa veprimtari të naftës në jug janë ndërprerë.

Veçmas, një sulm me dron këtë muaj nga Iraku, ku veprojnë ushtri shiite të lidhura me Iranin dhe Rojen Revolucionare e Teheranit, detyroi ndërmarrjet shtetërore të naftës Saudi Aramco të mbyllte një tubacion që përdoret për bartjen e naftës bruto nga lindja drejt portit të Janbus në Detin e Kuq.

Sulmet kanë shtyrë çmimet e naftës në nivelin më të lartë që nga mesi i majit.

Arabia Saudite ndërhyri në luftën qytetare të Jemenit në vitin 2015, duke udhëhequr një bashkim arab kundër Houthëve, pasi rebelët pushtuan Sana’an, kryeqytetin e Jemenit, dhe rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.

Palët ndërluftuese u pajtuan për një armëpushim në vitin 2022, i cili përgjithësisht u respektua deri në korrik, kur Houthët shpallën se po vendosnin një bllokadë ndaj porteve të mbretërisë dhe sulmuan cisternat saudite.

Më pas ata nisën një sulm kundër forcave të mbështetura nga Arabia Saudite, të lidhura me qeverinë jemenase, për të përparuar drejt Bab al-Mandebit. Kjo rrugë është bërë një korridor jetik për eksportet saudite të naftës, pasi Irani bllokoi lundrimin përmes ngushticës së Hormuzit në kundërpërgjigje të luftës SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike.

Analistët thanë se Houthët, të cilët marrin armë dhe teknologji nga Irani, kanë zhvilluar armë më të përparuara gjatë viteve të fundit.

Rebelët kërkojnë që Riadi të bëjë lëshime, përfshirë derdhjen e rrogave në zonat nën mbikëqyrjen e Houthëve, lejimin e militantëve të kenë qasje në të ardhurat e naftës së Jemenit dhe mundësimin e lëvizjes së lirë në portet dhe aeroportet e kontrolluara prej tyre.

Por përshkallëzimi i tyre i shërben gjithashtu përpjekjeve të Iranit për të ruajtur presionin mbi çmimet botërore të energjisë në përballjen e tij me SHBA-në. Houthët kanë akuzuar Arabinë Saudite se ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në Jemen gjatë javës së fundit, ndërsa forcat jemenase të mbështetura nga Arabia Saudite përpiqen të zmbrapsin sulmin e rebelëve përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA